• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA TAHIRI/ Krimet e Rënda, përcaktohet trupa gjykuese që do të gjykojë ish ministrin
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA TAHIRI/ Krimet e Rënda, përcaktohet trupa gjykuese që do të gjykojë ish ministrin

3 April, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka përcaktuar sot trupën gjykuese që do të merret me gjykimin e dosjes së ngritur ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gazetarja e “Panorama”, Bleona Metushi raporton se trupa gjykuese do të përbëhet nga Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

 

Seanca e kaluar

Gjykata për Krime të Rënda, pranoi më datë 26 mars kërkesën e prokurorisë, duke çuar në gjykim Saimir Tahirin dhe e ish policët, Jaeld Çelën,Gjergji Kohilën dhe Sokol Boden.

Për rreth 8 orë, prokuroria dhe mbrojtja parashtruan pretendimet e tyre. Sipas akuzës, të përfaqësuar nga prokurorët Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Arenc Çela, për gjatë 1 viti hetim, në bazë të provave të grumbulluara, ka dyshime të arsyeshme, se Tahiri dhe tre ish-policët, i kanë lehtësuar aktivitetin kriminal, grupit të “Habilajve” të cilët akuzohen për trafikimin e tonelatave të drogës drejt Italisë.

Nga ana tjetër, avokatët e të hetuarve, kërkuan pushimin e çështjes, pasi sipas tyre, nuk ka prova që mbështesin akuzat e ngritura.

Gjithashtu, mbrojtja Tahirit dhe e Çelës kërkuan edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë që do të shqyrtohet në seancën e parë të gjyqit në themel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKOI NË STUDIO PËR TË PUNUAR/ Aurela Gaçes i ndodh e papritura (FOTO)
Previous article E PRESIN DY SUPER SFIDA/ Allegri bën “doktorin” para Milanit dhe Ajax-it

F.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT