Tre vite pas dënimit të Skënderbeut nga UEFA për trukim ndeshjesh, rikthehet në skenë çështja e klubit korçar. Ishministri i Financave, Ridvan Bode është paraqitur në Nion të Zvicrës të martën më 26 janar, së bashku me një biznesmen shqiptar. Sipas asaj që raporton media zvicerane, ishministri i financave ka bërë kallëzim ndaj dy ish-inspektorëve të UEFA-s për shpifje dhe prishje të imazhit.
VIZITA SURPRIZË
Media zvicerane njoftonte dje se ish-ministri i financave të Shqipërisë dhe një biznesmen, dikur pranë klubit të Skënderbeut, të cilët ishin përmendur në raportin e përpiluar nga dy ish-inspektorët, kanë ngritur dje padi në policinë e Nionit kundrejt dy ish-zyrtarëve të UEFA-s që hartuan raportin për akuzat ndaj Skënderbeut. Në artikullin e portalit “lacote.ch” thuhej gjithashtu se ndër pretendimet e palës shqiptare për dy ishinspektorët ishte shpifja dhe cenimi i imazhit. Sipas të njëjtit burim të lajmit, në rrethana të tilla do të përfshihet edhe UEFA, pasi nëse ish-ministri i financave dhe biznesmeni shqiptar faktojnë pretendimet e tyre në procesin gjyqësor, të dy het i kujdesshëm në disa momente. Duhet të vinte minuta e 68-të që të zhbllokohej ky takim. Pas një goditjeje nga këndi, të ekzekutuar nga Mario Kame, topi shkon në zonë, atje ku Ndoci me kokë kërcen mbi të gjithë dhe arrin të zhbllokojë rezultatin. inspektorët rrezikojnë të dënohen.
Faksimile e artikullit të medias “lacote.ch” për padinë e ngritur nga ish-ministri i Financave Ridvan Bode ndaj dy ish-zyrtarëve të UEFA-s
Në artikullin e publikuar nga “lacote.ch” nuk është përmendur as emri i ish-ministrit të financave dhe as emri i biznesmenit shqiptar. Gazeta bëri një kërkim në dosjen e hartuar nga dy inspektorët e UEFA-s dhe rezultoi se ndër emrat e përmendur në atë dosje figuron ai i Ridvan Bodes, ministër financash gjatë kohës që Skënderbeu nisi ciklin e vet fitues. “Panorama Sport” u përpoq dje në mbrëmje për të kontaktuar me z.Bode dhe për të mësuar diçka më shumë rreth situatës, por ish-ministri nuk preferoi të jepte asnjë koment.


