• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA/ “Shtëpia e bari” mbi magazinën e Kadastrës, si u zbulua nga tubi i ujit “bosi” i hashashit
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA/ “Shtëpia e bari” mbi magazinën e Kadastrës, si u zbulua nga tubi i ujit “bosi” i hashashit

14 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Top Channel ka siguruar dosjen e të arrestuarve të përfshirë në shtëpinë e barit të krijuar në Selitë, në rrugën ” Hamdi Pepa”.

Në godinën dy katëshe, kati i parë ishte në përdorim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ndërsa në katin e dytë u kultivua kanabisi.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në datë 10.10.2024, nga shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Nr. 2, në rrugë operative u mësua se në një godinë në Rrugën “Hamdi Pepo”, kultivoheshin bimë narkotike.

Policët gjetën në katin e dytë të një godine të vjetër dy katëshe, në vazo me pajisje për kultivimin e bimëve narkotike.

“Kati i parë i kësaj godine përdorej dhe ishte në pronësi të ndërmarrjes shtetërore “Prodhim Mobilje Sha”, në të cilën ndodheshin zyra për administratën e kësaj shoqërie. Kjo godinë është e rrethuar me mur rrethues dhe kufizohet me banesa private dhe Xhaminë e Selitës. Këqyrja vazhdoi në katin e dytë, ku nga deklarimet rezultoi që të ishte privatizuar nga shtetasit Vjola Skendo, Agim dhe Kujtim Kryeziu.

Objekti ka hyrje nga ana jugore konkretisht 2 hyrje, përkatësisht për çdo kat nga 1, ku ajo e katit të parë është me kangjella metalike e mbyllur, e siguruar, e pa dëmtuar, ajo e katit të dyte me mur metalik të hapur.

Kati i parë ka hyrje tjetër nga ana lindore, konkretisht 3 (tre) hyrje. Me interes për hetimin është një tubacion uji i cili kalon nëpërmjet një tuneli të improvizuar me drunj dhe rrjetë, që përdorej për këtë aktivitet dhe vjen nga një banese me një distancë rreth 30 metra dhe që lidhet me banesën e shtetasit të dyshuar Sajmir Karaj, të cilit iu ushtrua kontroll në banese dhe u gjendën dhe u sekuestruan termometra me zhivë, dedektor klori, dy palë targa automjeti, një kartë ID”, sipas dosjes.

Sipas detajeve, në katin e dytë u gjetën 193 bimë kanabis të mbjella në vazo me lartësi nga 90 deri 120 cm, gjithashtu u gjetën në disa thasë rreth 100 kanabis në proces tharje. Gjatë kërkimeve u gjetën shtatë fragmente gjurmësh papilare.

Nga veprimet e para hetimore, organizatori i kultivimit të bimëve narkotike është shtetasi Sajmir Karaj, i lindur dhe banues në rrugën “Hamdi Pepa” Tiranë, i cili është shpallur në kërkim policor.

“Dyshimet për të janë krijuar pasi nga banesa e tij nëpërmjet një tuneli kalonin tubacionet e ujit që shkonin te godina dhe shërbenin për vaditjen e bimëve të kultivuara. Nga kabulli elektrik që furnizonte godinën shtetërore me energji elektrike, ishte bërë një ndërhyrje e paligjshme, duke lidhur një kabull tjetër elektrik dhe duke e dërguar energjinë elektrike në katin e dytë të godinës, ku ishin kultivuar bimët”, theksohet në dosje.

Gëzim Gjonpali, Elton Cenaliu, Elvis Lala dyshohen për veprën “Shpërdorim detyre”, ku ku sanksioni për këtë vepër penale është burgim deri në 7 vjet.

Ndërsa Erlind Tresa, Reshit Tresa, Asqeri Likaj, Elvis Lala dyshohen autorë të veprës penale të “Kultivim i bimëve ne narkotike” kryer në bashkëpunim.

Prokuroria e Tiranës kërkoi “Arrest në burg” për Erlind Tresa, Reshit Tresa, Asqeri Likaj, Elvis Lala, ndërsa për Gëzim Gjonpali, Elton Cenaliu, Elvis Lala masën “Arrest në shtëpi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Vrasja e të miturit pas konfliktit me bashkëmoshatarin, policia identifikon autorin! Sekuestrohen kamerat e sigurisë
Previous article E RËNDË/ Vritet me thikë një 15-vjeçar në Shkodër, në kërkim autori

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT