• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA PËR VRASJEN E PJERIN XHUVANIT NË GJYQ/ Prokuroria listë me 59 dëshmitarë, asnjë politikan. Avokatja e familjes: Të hetohet…
Home
Breaking News

DOSJA PËR VRASJEN E PJERIN XHUVANIT NË GJYQ/ Prokuroria listë me 59 dëshmitarë, asnjë politikan. Avokatja e familjes: Të hetohet…

28 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas shumë seancave të dështuara, dosja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka kaluar për gjykim. Në listën 59 dëshmitarëve që do të thirren për të dëshmuar, asnjë prej tyre nuk është i rangut politik. Në listën e 59 personave që ka përpiluar Prokuroria për të dëshmuar për ngjarjen e rëndë, janë efektivë policie, banorë të zonës dhe anëtarë të strukturës së Partisë Demokratike për mbrojtjen e votës.

Midis personave të thirrur është edhe Mehmet Greca, i akuzuar nga opozita si i përfshirë në ngjarjen e regjistruar më 21 prill të vitit të shkuar pas një përplasjeje midis mbështetësve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Përplasja u shoqërua nga të shtëna me armë, ku mbeti i vrarë Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë, përfshirë një efektive policie. Ndërsa një pjesë e gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes nuk janë zbuluar se nga cila armë janë qitur, ajo që është e faktuar tanimë është autorësia e vrasjes së Xhuvanit nga ishefektivi i Forcave RENEA, Arbër Paplekaj.

Avokatja mbrojtëse e familjes Xhuvani, deklaroi se seanca e radhës do të zhvillohet më 9 janar. Ajo ka kërkuar që të hetohet edhe përgjegjësia e punonjësve të Policisë që ndodheshin në vendin e ngjarjes dhe që nuk ndërhynë për ta parandaluar atë. “Jam shumë e kënaqur që trupi gjykues vendosi të aprovojë kërkesën time për t’u krijuar si palë civile edhe bashkëshortja e viktimës.

Në këtë betejë, në të cilën përfaqësoj të drejtat e familjarëve të viktimës është e nevojshme që të verifikohet e vërteta në çdo aspekt të saj sepse vetëm kështu mund të bëhet drejtësi e vërtetë. Në këtë proces do të duhet të vlerësohet përgjegjësia e shumë policëve që ishin të pranishëm në vrasje dhe nuk ndaluan që i afërmi i të asistuarve të mi të mos ishte vrarë. Dhe mbi të gjitha duhet të vlerësohet përgjegjësia e atij që atë ditë në Elbasan kishte mbërritur i armatosur me pistoletë dhe vrau mjekun dhe aktivistin politik Pjerin Xhuvani”, deklaroi Tahiraj.

PROCESI

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Arbër Paplekajt për të transferuar procesin gjyqësor nga Elbasani në Tiranë. Vendi u bë i ditur nga avokatja mbrojtëse e familjes së Pjerin Xhuvanit, i vrarë me armë zjarri katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit të shkuar. Gjithashtu, Gjykata ka refuzuar të ndaj procesin gjyqësor me të pandehurit e tjerë.

Në seancën e kaluar ish-nën drejtori Nikollaq Palla kërkoi dhe paraqiti prova për ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest shtëpie” në “Detyrim paraqitje”, por gjykata e rrëzoi kërkesën e bërë. Për organin e akuzës, Paplekaj është autori i dyshuar i vrasje së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas Prokurorisë, në incidentin e rëndë që shoqëroi fushatën zgjedhore, ka rezultuar se Arbër Paplekaj, përveç viktimës, ka qëlluar me armën e tij edhe efektiven e Policisë Xhensila Sota, e cila kishte mbërritur në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë në konfliktin mes shtabeve elektorale të PS-së dhe PD-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MËSOJENI TANI/ Kjo pije parandalon sulmin në zemër
Previous article FESTAT E FUNDVITIT/ Fluks hyrje-daljesh në Pikën Kufitare Qafë Botë, ja sa qytetarë janë kthyer në atdhe

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT