Ndërkohë që opozita braktisi punimet e Kuvendit, pak pasi mbyllën fjalimet edhe pa kamera, por në transmetim dirket nga faqet e tyre në FB, Basha dhe Berisha, ka marrë fjalën kryeministri Rama.
Fjala e Rames
Sapo asistuam në një garë të ndezur për lidershipin e PD në rrjetet sociale, ku kryetari i PD dhe lideri legjendar garuan secili në ekranin e mrrokllës së vet dixhitale se kush shan, shfryn dhe lëshon më shumë baltë nga goja. Për fat të keq u larguan pa pritur të dëgjojnë atë që u takon, qoftë për rstin në fjalë, qoftë edhe për atë cka fshihet, por fshihet zbuluar në këtë orvatje të re histerie.
Dje MB foli dhe nuk tha asgjë të re, përsëriti cfarë ka thënë disa herë në harkun e më shumë se 15 vjetëve. Ndërkohë që pasqyrat mediatike e përcollën rizbulimin si një zbulim, fatkeqësisht, pa u thënë shikuesve dhe lexuesve se më parë jo njëherë, por disa herë në vetë ato pasqyra kjo cështje ka dalë dhe ridalë, kur është dashur të sulmohet direkt Fatmir Xhafa, apo qeveria ose grupi parlamentar i PS në momente ngacmuese për këta që sot një avaz të vjetër ua shesin shqiptarëve si një zbulim të ri, rasti më i fund kur kjo cështje është shfaqur në mediat pranë SHQUP ka qenë në kulmin e përpjekjes për të reformuar drejtësinë, fakti është i njohur botërisht, por jo vetëm për shqiptarët që e kanë pasur mendjen në atë moment kur ky fakt është dashur, por i njohur edhe nga ndërkombëtarët. Nëse në këtë zurna do të kishte një grimcë


