• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “PARTIZANI”/ SPAK: Jamarbër Malltezi përfitoi edhe një kat prej 1.2 milion euro te kulla ”ARA” që nuk i takonte
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA “PARTIZANI”/ SPAK: Jamarbër Malltezi përfitoi edhe një kat prej 1.2 milion euro te kulla ”ARA” që nuk i takonte

13 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Jo vetëm para cash, fatura dhe dividentë gjithsej 4.657.755 euro, por edhe 1.250.815 euro si përfitim nga ”njësi shërbimi të marra më tepër sipërfaqes takuese tek ARA 11-katësh”, një nga kullat e ndërtuara në kompleksin Magnet në tokat e “ish Klub Partizanit”. Në 500 faqet e dorëzuara nga Spak për Jamarber Malltezin, me të cilat i është vënë në dijeni akuza për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, përmblidhen edhe përfitimi që dhëndri i ish-kryeministrit mori nga procesi i privatizimit të objektit sportiv, në tokën e të cilit ndërtoi më pas 19 kulla bashkë me kushëririn e tij Xhimi Begeja dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, të akuzuar tashmë bashkë me Sali Berishën për këtë aferë korruptive.

Sipas SPAK, Jamarber Malltezi, dukshëm duke përfituar nga pozicioni i tij i pushtetit në krahasim me Bektashin (i cili ishte investitor) dhe kushëririn e tij, ka marrë edhe një sipërfaqe shtesë të kullës me emrin ARA me vlerë 1.250.815 euro. Një sipërfaqe që sipas SPAK nuk i takon sipas ndarjes së bërë me ortakët e tjerë. Pra i gjithë ”operacioni Partizani” nxori një fitim të pabesueshëm prej 5,908,570 euro për familjen e dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha!!! Një shifër marramendëse, aq më tepër kur krahasohet me nivelin mesatar të pagave në Shqipëri, por edhe me të ardhurat e përgjithshme prej 1 milion eurosh që Jamarberi dhe Argita deklaruan pas kthimit nga Kosova (një shumë e investuar tërësisht në prona të tjera të paluajtshme).

Ai milion euro kishte ngritur shumë dyshime edhe në atë kohë, pasi burrë e grua gjithmonë ia atribuojnë mbledhjes së saktë të dy pagave të marra nga organizatat ndërkombëtare për të cilat kishin punuar gjatë viteve të qëndrimit të tyre në Kosovë, por asnjëherë nuk shpjeguan se ku gjetën para të tjera që logjikisht duhet t’i kenë shpenzuar për të financuar qëndrimin në Prishtinë, ushqim, udhëtim, shkollimin e fëmijëve dhe shpenzime të tjera normale ditore të një familjeje në ato vite. Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha janë një rast unikal në botë ku arrijnë të mos prekin totalisht dy rrogat dhe të kursejnë 1 milionë euro. Kush ja paguante mbajtjen për jetën e përditshme?
Pas kthimit në Shqipëri në vitin 2005 (në momentin që Sali Berisha u bë kryeministër), Argita dhe Jamarbëri hoqën dorë nga ato paga të mëdha ndërkombëtare për të nisur nga e para në Tiranë, ku nuk kishin as punë, as të ardhura, por ku mund të gëzonin mbrojtjen e babait të tyre, Saliut. Zgjedhje e suksesshme duke patur parasysh se vetëm me operacionin Partizani (i nisur pak ditë pasi qeveria Berisha mori detyrën në shtator 2005), familja e Argitës dhe Jamarber Malltezit fitoi gati 6 milionë euro, pra 6 herë më shumë se fitimi i realizuar në Kosovë. Fitime të cilave iu shtohen edhe miliona euro të tjera të fituara në transaksionet në tokën e Porto Romanos dhe mbi të gjitha me konsulencën juridike të Argita Berishës, e cila lëshonte fatura gjigante për sipërmarrësit që kishin gëzuar favore dhe koncesione nëpërmjet VKM ”të personalizuar”, firmosur nga kryeministri Sali Berisha.

Pika tjetër që mbetet për t’u sqaruar është nëse ai fitim prej gati 6 milionë eurosh mbi ndërtimet tek ish Klubi Partizani është rezultat i investimeve apo thjesht pushteti që rrjedh nga “shanci” i mbiemrit Berisha, dhe për rrjedhojë sipas SPAK-ut, të ndërhyrjes vendimtare të strukturave të qeverisë Berisha për të arritur privatizimin e strukturës sportive dhe investimin pasues të ndërtimit. Argita Berisha përsëriti në televizion se bashkëshorti i saj investoi shumë para në ato kulle, por gjithmonë jepte versione të ndryshme.

Një vit më parë ajo tha se paratë e investuara i kishte marrë nga shitja ”në gropë” e shtëpive ende të pandërtuara; Mbrëmjen e djeshme, duke folur sërish në televizionin e familjes, ajo iu referua një kredie prej 1.3 milionë eurosh të marrë nga kompania Homeplan (ortak i së cilës ishte edhe Jamarbër) dhe parave të tjera, pa shpjeguar megjithatë origjinën e tyre. Kjo është një thikë me dy presa, pasi nëse Jamarber Malltezi pretendon në gjykatë se kishte një shumë të madhe parash për të investuar në ndërtimin e kullës (dhe se për rrjedhojë fitimi prej 6 milionë eurosh është kompensimi i duhur për investimin e tij), ai do të duhet të shpjegojë gjithashtu se nga i ka marrë gjithë ato para, në të njëjtën kohë kur vjehrri i tij ishte kryeministri i fuqishëm i vendit.

Sipas asaj që Fatmir Bektashi deklaroi për Spak-un, Jamarber Malltezi nuk ka investuar asnjëherë para në ndërtimin e kullave dhe funksioni i tij ishte vetëm të bindte pronarët e tjerë të tokave që të merrnin pjesë në investim. I njëjti funksion që sipas Bektashit do ta ishte mbuluar edhe nga Xhimi Begeja, edhe ai trashëgimtar i atyre tokave, i cili ama ka përfituar sipas SPAK-ut nga ky investim “vetëm” 3.354.140 euro, dmth gati gjysmën e asaj që ka fituar Malltezi. Një tjetër mister që do të duhet të sqarohet vetëm në gjykatë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BE ZOTOHET PËR SANKSIONE NDAJ IRANIT/ Pas dyshimeve për furnizimin e Rusisë me raketa
Previous article "SERBIA GATI TË SULMOJË"/ Kurti jep alarmin: Nuk trembemi nga kërcënimet

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT