• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “PARTIZANI”/ Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerët
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA “PARTIZANI”/ Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerët

18 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë, të akuzuar për aferën korruptive të dosjes së kompleksit “Partizani”

Seanca paraprake do të mbahet më 24 Tetor në GJKKO, në orën 12:00, nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe bëhet ish-kryeministri i parë që shkon në gjykatë për këtë vepër penale.

GJKKO do shqyrtojë materialet dhe do vendosë nëse do e kalojë dosjen për proces.

Mero Baze: Mosbindja civile ka ndarë popullin opozitar nga Berisha
LEXO EDHE:
Mero Baze: Mosbindja civile ka ndarë popullin opozitar nga Berisha
Malltezi akuzohet gjithashtu edhe për pastrimin e parave. Të pandehur janë edhe ndërtuesit Fatmir Bektashi, për korrupsion aktiv dhe Xhimi Begeja, si dhe financierja Andia Pustina.

Pas katër vitesh hetime për aferën Partizani, SPAK ka dërguar dosjen me 5 të pandehur në GJKKO, ku kërkon nisjen e gjykimit.

Në Gjykatën e Posaçme u hodh më 16 Tetor edhe shorti për të caktuar gjyqtaren e seancës paraprake. Flojera Davidhi do të marrë në shqyrtim dosjen me 333 fashikuj, dhe brenda një afati 10 ditor do duhet të caktoje seancën paraprake për të vendosur nëse dosja kalon apo jo për gjykim.

Përfaqësuesit e akuzës, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, dorëzuan të martën e 15 tetorit materialin në gjykatë me 333 fashikuj.

Report TV mëson se dosja ‘Partizani’ është ndarë me fraksion, që do të thotë do vijojnë hetimet për çështjen tjetër, atë të pasurisë së familjes së ish-kryeministrit ‘non grata’ Sali Berisha dhe përfitimet që mund të kenë familjarët e tij, si me rastin e vendimeve të Berishës për marrjen e truallit të Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri i tij.

Biznesmeni Fatmir Bektashi është i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË INDI/ Konsumuan alkool toksik, humbin jetë 24 persona
Previous article "KAM QENË NË NJË PERIUDHË..."/ Aurela Gaçe: Në Eurovision isha shtatzënë, si e ruajta sekretin

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT