• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dosja/ Në hetim që prej 2016-ës, provat që fundosën mikun e “Habilajve” (Emri)
Home
Aktualitet
Drejtësi

Dosja/ Në hetim që prej 2016-ës, provat që fundosën mikun e “Habilajve” (Emri)

1 November, 2017 Redaktor2 Drejtësi

Të tjera detaje mësohen nga dosja hetimore që kanë në dorë prokurorët e Krimeve të Rënda për vëllezërit “Habilaj”.

News 24 dhe BalkanWeb mëson se përveç tyre, prokuroria për Krime të Rënda po hetonte prej muajit maj të 2016 një grup kriminal të drejtuar nga Taulant Haxhiraj, që dyshohej për bashkëpunim me Habilajt.

Në dosje thuhet se anëtarët e grupit kriminal në fjalë, pasi kishin siguruar sipërfaqe toke në pyll apo kullota, në pronësi të shtetit ose të personave privatë, kultivonin në to bimë narkotike në sasi nga 4500 deri në 5000 rrënjë për secilën parcelë.

Sipas prokurorisë, grupi kriminal kishte vendosur lidhje me punonjës të policisë vendore, të cilët kundrejt përfitimeve monetare u siguronin mbarëvajtjen e aktivitetit të paligjshëm.

Zyrtarët e policisë jo vetëm nuk raportonin për vendndodhjen e parcelave, por informonin pjesëtarët e grupit kriminal për lëvizjet që bëheshin nga drejtoria vendore dhe kontrollet që ushtroheshin nga policia.

Sipas materialit që disponon News 24 dhe BalkanWeb rezulton se parcelat ndodheshin në një zonë të pyllëzuar mes fshatrave Vezhdanisht e Treblovë. Jo shumë larg plantacioneve grupi kriminal kishte ndërtuar kapanone për tharjen e lëndës narkotike.

Gjashtë muaj pas sinjalizimit nga policia, Krimet e Rënda firmosën arrestimin e Armand Kocerrit, një prej njerëzve më të afërt të Habilajve, pasi në shtëpinë e tij në Babicë të Vogël u sekuestrua një sasi prej afro 4 tonë kanabis.

Pas infermierit të Babicës në pranga ra edhe një tjetër bashkëpunëtor, Nezar Seitaj, që jo vetëm kërkohej nga prokuroria e Katanias, por ishte skeduar dhe po hetohej edhe nga prokuroria. Vetëm pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali prokuroria e krimeve të rënda çeli hetim ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, me dyshimet për përfshirje në grupin e kushërinjve të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këngë sllave në autobusin e Skënderbeut, mediat serbe habiten me skuadrën shqiptare
Previous article Meta priti ambasadorin turk në Tiranë, ja çfarë diskutuan

Redaktor2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT