• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dosja “Habilaj”, zbardhet I PLOTE vendimi që lejoi ekstradimin e Nezar Seitit drejt Italisë
Home
Aktualitet
Drejtësi

Dosja “Habilaj”, zbardhet I PLOTE vendimi që lejoi ekstradimin e Nezar Seitit drejt Italisë

28 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës që lejoi ekstradimin​ në Itali të Nezar Seitit, i konsideruar si financieri i grupit kriminal të vëllezërve Habilaj.
Vendimi i datës 18 dhjetor 2017 me numër 1506, i cili u zbatua nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj në lejimin e ekstradimit, duket se konfirmon mungesën e kordinimit mes institucioneve në lidhje mekëtë rast. Sipas togave të zeza, ekstradimi i Nezar Seitit, u lejua pasi në procesin e zhvilluar gjatë muajve nëntor e dhjetor 2017, në seancë gjyqësore nuk u paraqit asnjë dokument apo njoftim që të tregonte se ndaj Nezar Seitit, kishte një procedim penal të filluar në Shqipëri.Në argumentimin e vendimit që lejoi ekstradimin, gjykata shprehet se e ka verifikuar edhe këtë fakt, por bazuar në provat e paraqitura në seancë, ka arritur në përfundimin se për të njëjtin fakt, ndaj shtetasit shqiptar Nezar Seiti nuk është dhënë një vendim i formës së prerë dhe nuk po zhvillohet ndonjë procedim penal në Republikën e Shqipërisë. “…se nga ana e prokurorisë u argumentua se nuk ekziston asnjë nga pengesat ligjore të parashikuara nga neni 491 i K. Pr. Penale, që do ta bënin të pamundur ekstradimin në Itali të shtetasit Nezar Seiti (Seitaj)…”-thuhet në vendimin e gjykatës.

Mungesë koordinimi

Ky konstatim është bërë nga gjykata e Tiranës në dhjetor 2017 kur prokuroria e krimeve të rënda siç ishte njoftuar edhe publikisht, kishte të paktën një muaj që kishte regjistruar procedim penal ndaj shtetasve Nezar Seiti dhe Armand Kocerri, në lidhje me drogën e kapur në magazinat e grupit të Habilajve në Vlorë. Pikërisht për shkak të mungesës së këtij koordinimi që ka sjellë si pasojë ekstradimin e Seitit në Itali edhe pse ndaj tij ishte dhënë një masë arresti për procedimin e nisur nga krimet e rënda, kryeprokurorja Arta Marku ka urdhëruar nisjen e verifikimeve për katër prokurorët që janë marrë me këtë rast. Neni 491, pika ç, duket se ka qenë i zbatueshëm në këtë situatë pasi parashikon shprehimisht se ekstradimi nuk lejohet të bëhet kur ndaj shtetasit ka filluar procedimi ose kur ai është gjykuar në Shqipëri edhe pse vepra është kryer jashtë shtetit.

Katër prokurorët e proceduar

Dy nga prokurorët e dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilët kanë përfaqësuar akuzën në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër të arrestuarit Nazer Seitaj, i cilësuar nga prokuroria e Katanias, si financieri i grupit kriminal që drejtohej nga Moisi Habilaj, janë vënë në ndjekje disiplinore. Bëhet fjalë për prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët sipas verifikimeve që kreu Drejtoria e Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka rezultuar se nuk kanë njoftuar prokurorinë e Përgjithshme por edhe nuk kanë pasur një komunikim me prokurorinë e Tiranës, e cila kishte në shqyrtim çështjen për ekstradimin në Itali të Nazer Seiti. ”…ndalimi i shtetasit Nazer Seitaj është vlerësuar i ligjshëm nga Gjykata për Krime të Rënda dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg” me afat 20 ditë dhe në përfundim të këtij afati është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg”.

Kjo prokurori nuk ka asnjë komunikim në lidhje më çështjen as me Prokurorinë e Tiranës dhe as me Prokurorinë e Përgjithshme. Vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për vlerësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit i janë dërguar për zbatim Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve…”-thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Veç dy prokurorëve të tjerë Arta Marku, ka urdhëruar ndjekje disiplinore për prokuroren Armida Hamiti (Moçka), e cila ka përfaqësuar akuzën në gjykatë, në dosjen e ekstradimit të Nazer Seitit.Po kështu është kërkuar ndjekje disiplinore edhe për një tjetër prokuror të Tiranës, Shahin Pashen. Njëherësh në njoftim thuhet se Arta Marku “…ngarkon Drejtorinë e Studimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme të studiojë rastin dhe të nxirren udhëzimet me karakter të përgjithshëm për të njehsuar praktikat në procedurën e ekstradimeve dhe më gjerë nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm…”. Nezar Seiti, i njohur ndryshe si financieri i grupit “Habilaj” për trafikun e drogës Shqipëri-Itali u ekstradua para dy ditësh në Itali.

Nezar Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës, para këto të fituara nga trafiku i kanabisit. Drejtësia italiane shpalli në kërkim Seitin, pas hetimeve nga prokuroria e Cattanias për grupin Habilaj, ku në tetor 2017 u shkatërrua grupi kriminal me në krye Moisi Habilajn. Nezar Seiti u arrestua në Babicë Vlorës me 19 tetor të vitit të shkuar, gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan afërsisht 4 ton kanabis.Vendimi qe lejoi ekstradimin e Seitit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO: I riu ecën me 236 km/orë në autostradën Durrës-Tiranë, “alarmohet” policia
Previous article "Do bëj namin me sharrë elektrike!" 30-vjeçari shqiptar nuk i ndahet ish-it 58 vjeçe

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT