• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA HABILAJ/ Zbardhet dosja e prokurorisë, ja pse vetëm 20 ditë burg për Gazepin
Home
Aktualitet
Drejtësi

DOSJA HABILAJ/ Zbardhet dosja e prokurorisë, ja pse vetëm 20 ditë burg për Gazepin

23 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Drejtësi

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi dje masat e sigurimit personal për dy anëtarët e grupit Habilaj, që u arrestuan në Vlorë gjatë operacionit Banda e Babicës.

Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë 20 ditë burg, ndërsa Armando Koçerri është lënë në burg pa afat, pasi në banesën e tij, në Babicë të Vogël, u gjetën 4 tonë drogë. Gjykata e Krimeve të Rënda nuk është bindur plotësisht mbi provat e Prokurorisë që ka marrë nga autoritetet italiane sa i takon organizatës kriminale të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, e quajtur tashmë dosja Habilaj.

Kjo vërtetohet nga vendimi i gjyqtares Liljana Baku, e cila ka vendosur vetëm 20 ditë burg si masë sigurimi ndaj Nezar Seitit, i cili, sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është pjesë e grupit të narkotrafikut të Habilajve, në bazë të hetimeve dhe përgjimeve të kryera nga autoritetet italiane.

Por mënyra e marrjes së materialeve që implikojnë Seitin dhe paraqitja e tyre para Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk kanë qenë bindëse, duke i lënë 20 ditë kohë Prokurorisë që të vërtetojë me prova, siç e parashikon ligji, implikimin e Nezar Seitit. Gjykata vendosi pa asnjë bazë masën e sigurisë 20 ditë burg, pasi provat e Prokurorisë ishin marrë dhe paraqitur në mënyrë të gabuar, jo siç e parashikon ligji, tha avokati i Seitit, Detar Hysi.

KERKESA E PROKURORISE

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për shtetasit Armando Koçerri dhe Nezar Seiti, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të trafikimit të lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Këta dy persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve që po zhvillon Prokuroria ndaj një grupi të strukturuar kriminal, të njohur si Habilaj. I dyshuari Koçerri u arrestua në flagrancë, pasi, në vijim të hetimeve të Prokurorisë, në shtëpinë e tij, në Babicë të Vlorës, u gjetën rreth 4 tonë lëndë narkotike kanabis sativa, në gjendje të tharë dhe gati për trafikim. Ndërsa i dyshuari Seiti u ndalua me urdhër të Prokurorisë.

Ai ka qenë nën hetim, në kuadër të një procedimi penal që po kryej pranë kësaj Prokurorie. Por deri në momentin e ndalimit të tij, nuk ishin siguruar prova të plota në ngarkim të tij nga hetimet e kryera në territorin shqiptar.

Ndërkohë, provat e mjaftueshme për të siguruar ndalimin e tij u siguruan në bashkëpunim me autoritetet italiane, të cilat organizuan disa ditë më parë, në Itali, një operacion kundër disa anëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal.

Në vijim të komunikimit me autoritetet italiane, Prokuroria për Krime të Rënda siguroi të dhënat e mjaftueshme në ngarkim të tij dhe urdhëroi ndalimin, i cili u realizua nga ana e Policisë Gjyqësore

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Edi Rama: A është i pafajshëm Saimir Tahiri? Boll e kam bërë avokatin e tij!
Previous article (LIVE) Mblidhet grupi i PS/ Edi Rama: Ja qëndrimi ynë për Saimir Tahirin...

Redaktor2

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT