• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA HABILAJ/ Të hënën përfundojnë dy raportet për Tahirin
Home
Breaking News

DOSJA HABILAJ/ Të hënën përfundojnë dy raportet për Tahirin

22 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Në seancën e së mërkurës, mazhoranca dhe opozita do të shkojnë me dy raporte të veçanta, atë të socialistëve, që janë kundër arrestimit të ish-ministrit Tahiri, dhe atë të demokratëve, për të cilët provat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë të mjaftueshme për të provuar lidhjen dhe implikimin e Saimir Tahirit me grupin “Habilaj”.

Të dyja palët e kanë nisur tashmë punën për hartimin e raporteve, bazuar mbi provat e paraqitura nga Prokuroria, ato të bëra publike për mediet, por edhe mbi provat e paraqitura vetëm për deputetët e Këshillit, të konsideruara “sekret hetimor”.

Mazhoranca dhe opozita kanë kohë deri të hënën në orën 14, për të dorëzuar në Zyrën e Protokollit të Kuvendit raportet disafaqëshe, të cilat do t’i dërgohen Kuvendit përpara seancës së të mërkurës, në të cilën fillimisht fjala do t’i jepet deputetit Saimir Tahiri për të dhënë shpjegime, ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, por për raportin nuk do të ketë diskutime dhe votimi do të jetë i fshehtë.

Petrit Vasili tha të dielën se Edi Rama ka përpara, të mërkurën, provën më të madhe morale dhe politike të qeverisë së tij.

“Të mërkurën, Rama që llomotit pafund ka një provë të qartë: të vendoset me krimin apo kundër tij. Bëhet fjalë për krim të strukturuar. Në anën e ligjit, apo antiligjit… Parlamentit aktiv, që ndihmon organet e drejtësisë të vendosin drejtësi, apo do t’i mbulojë ato? Është për së fundmi për Reformën në Drejtësi, për të cilën u çorr vite të tëra për ta kapur drejtësinë, që do dënonte të pafajshmit dhe do të mbulonte të fajshmit. Votimi i djeshëm dhe vullneti për të mbështetur krimin u duk qartë.

Do të doja dhe të prisja nga Rama frikacaku, që të vijonte të kërkonte vet t’i hiqej imuniteti. Ka një provë, prova e së mërkurës: o mbështesim Prokurorinë me atë çfarë po mbron dhe të zbardhë veprimtarinë e këtij grupi, ose s’ka pse rikthehet si vrasësi në vendin e krimit, të struket diku derisa ta gjejnë”, tha Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Londër, një sfilatë mode ndryshe (Video)
Previous article Çmendet Apple, prodhon këllëfin më të shtrenjtë se vet iPhone

Redaktor2

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT