• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA HABILAJ/ Si dolën në skenë emrat e tre ish-zyrtarëve të policisë të shpallur në kërkim
Home
Aktualitet
Drejtësi

DOSJA HABILAJ/ Si dolën në skenë emrat e tre ish-zyrtarëve të policisë të shpallur në kërkim

25 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

Emrat e tre ish-zyrtarëve të policisë të shpallur në kërkim kanë dalë në dritë nga përgjimet e grupit të Habilajve. Taulant Haxhirajt, i cili menaxhonte parcelat me 24 ton kanabis të Habilajve të zbuluara në Tetor 2016 në Treblovë u thoshte shpesh bashkëpunëtorëve të tij shprehjen “Kjo punë bëhet me shtet”. Pas këtyre sinjaleve, hetuesit e Krimeve të Renda forcuan dyshimet se kultivimi e trafikimi i drogës nga Vlora drejt Italisë realizohej me mbështetjen e strukturave policore. Që nga ky moment ka nisur një hetim, cili përfundoi me tre urdhërarreste.

Nga thellimi i hetimeve rezultoi se 3 ish-zyrtaret e lartë të Policisë së Vlorës dilnin të përfshirë si bashkëpunëtorë me grupin kriminal të Habilajve, shkruan Tv Klan. Taulant Haxhiraj, një prej të arrestuarve në vitin 2016 gjatë një operacioni në Treblovë, pritet të ripyetet nga Prokuroria lidhur me këtë hetim.

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela, si edhe dy kolegët e tij, Gjergj Kohila e Sokol Bode, tashmë janë në kërkim, pasi efektivët e SHÇBA nuk gjetën vendndodhjen për arrestimin e tyre. Ndaj tre ish-zyrtarëve kanë dalë edhe urdhrat e arrestit të Prokurorisë për Krime të Rënda. Por sipas informacioneve nga Prokuroria mësohet se lista e zyrtarëve policorë mund të zgjatet edhe më tej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Foto të shkrepura në kohën dhe momentin e duhur
Previous article Merr "udhë" korsia e biçikletave te Dëshmorët e Kombit/ Ja kur përfundon projekti (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie Aktualitet

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT