• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “HABILAJ”/ Reagon LSI: Kundër bandave dhe krimit, të bëhet drejtësi
Home
Aktualitet

DOSJA “HABILAJ”/ Reagon LSI: Kundër bandave dhe krimit, të bëhet drejtësi

17 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi doli në mbështete të kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili pak më parë ftoi gjithë partitë opozita në një tryezë të përbashkët me të njëjtin qëllim, luftën kundër krimit në vend.

Nga selia e LSI-së, Kryemadhi akuzoi edhe një herë kreun e qeverisë, se është i lidhur me banda dhe krimin e organizuar.

“Krimi është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Situata është nga më të rëndat që ka përjetuar vendi. Çdo qytetar, i ri dhe e re, burrë, grua, ndihen më të rrezikuar se kurrë në vendin e tyre. Shteti i kriminalizuar i kryeministrit ka kompromentuar shumë rëndë dhe rolin e Policisë dhe Politikës. Përpara këtij momenti shumë të vështirë të gjithë qytetarët janë bashkë dhe nuk ka më asnjë dallim mes tyre pasi te gjithë janë të rrezikuar. LSI është pjesë e frontit të qytetarëve të bashkuar kundër bandave dhe krimit dhe do t’i shërbejë deri në fund vullnetit për një Shqipëri pa kriminelë në rrugë dhe në pushtet”, tha ajo.

Kryemadhi u ndal edhe ne akuza te tjera te renda ndaj kreut te qeverise, duke e akuzar te lidhur me krimin. Per kete ajo u shpreh e gatshme per te qene bashke me PD-ne, pa asnje kompromis kunder bandave dhe krimit te organizuar.

“Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin por ka edhe shumë hallka të tjera që janë ende aty e që i drejton Edi Rama. Janë hallkat e krimit e trafikantëve por edhe të oligarkëve që me bekimin e Edi Ramës po pastrojnë paratë e krimit të organizuar. Mund të ketë pika që ndajnë LSI me partinë demokratike dhe partitë e tjera. Por çështja që na bashkon në një front të përbashkët kundër krimit dhe Bandave është më e fortë se çdo ndasi mes nesh. Bashkëpunimi politik është një detyrë që na e kanë dhënë qytetarët, është vullneti ynë dhe ne do e çojmë deri në fund dhe pa kompromis misionin tonë. Këtë do ta bëjmë në emër të së ardhmes së fëmijëve, për të cilët vendi ynë duhet të jetë një vend i sigurt dhe i dashur. Atdheu ynë i përbashkët është më i rrezikuar se kurrë dhe koha nuk pret. Të mblidhemi të gjithë së bashku kundër kësaj të keqe shumë të madhe që ka gllabëruar Shqipërine. Mbështes qëndrimin dhe propozimin e kryetarit të PD z. Lulzim Basha për tryezë të gjerë politike që do të përgjigjet me një aksion intensive dhe pa kompromis në luftën ndaj bandave dhe Krimit në pushtet”, tha Kryemadhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA/ Bashkohet PD-LSI, Kryemadhi shkon te Basha pas përgjimeve
Previous article Arrestohen 10 persona në Francë, planifikonin vrasja e politikanëve

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT