• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSJA HABILAJ/ Media italiane: Emri “Saimir” përmendet vetëm dy herë, në një rast ai është kamionist
Home
Aktualitet
Drejtësi

DOSJA HABILAJ/ Media italiane: Emri “Saimir” përmendet vetëm dy herë, në një rast ai është kamionist

1 November, 2017 Redaktor2 Breaking News, Drejtësi

Top Channel transmetoi i pari më datë 17 tetor detajet e dosjes së Habilajve. Prej orës 15:00 të asaj dite e deri më tani vijon cikloni politik, por po vijon edhe një hetim për Habilajt, ndërsa ish-ministrit Tahiri ju kontrollua banesa dhe u mor në pyetje nga Prokuroria.

Ish-kryeministri Berisha disa ditë më pas kishte një variant të tijin se si dosja Habilaj u publikua.

“Dosjen ja dha Rama Topit (Top Channel). Topi u bë persekutori i Tahirit”, deklaronte ai.

Por cila është e vërteta? Të parët që publikuan vendimin e gjykatës për Habilajt ishin gazetarët italianë të Meridionews. Dario De Luka tregon se si nisi gjithçka dhe i jep edhe një përgjigjje ish-kryeministrit Berisha.

“Gjithçka ka nisur nga një komunikatë për shtyp e Guardia di Finanzia, që lajmëronte arrestimet e këtyre trafikantëve, italianë dhe shqiptarë. Më pas, përmes burimeve tona, arritëm të merrnim urdhërin dhe detajet kryesore të hetimeve dhe nga aty, u thelluam edhe më shumë në ngjarje. Ishim në Itali dhe në nivel ndërkombëtar, të parët që dhamë lajmin se mes të arrestuarve dhe të hetuarve, ishin edhe dy kushërinj të ish-ministrit”, thotë gazetari italian, Dario De Luca.

Top Channel: Ish-kryeministri tha se Top Channel-it, dosjen ja kaloi vetë kryeministri. Cila është e vërteta? Sepse ju jeni të parët që mësuat për këtë hetim.

Dario De Luca: E përgënjeshtrojmë në mënyrë absolute ish kryeministrin Berisha, sepse pasi publikuam lajmin, kemi bashkëpunuar me Top Channel. Top Channel na kërkoi dokumentacionin dhe ne ja dhamë kolegëve shqiptarë, që më pas bënë hetimet e tyre më të thella.

Top Channel: Nga përgjimet, nga ajo që ju dini, rezulton se duhet të jetë nën hetim edhe Saimir Tahiri.

Dario De Luca: Duke lexuar aktet e hetimit, sipas meje s’ka supozime për një hetim. I referohen atij në dy raste, por Saimiri që citohet në një pasazh tjetër është një kamionist. Nuk dihet asgjë se për çfarë detyrash.

Top Channel: Vetëm dy herë?

Dario De Luca: Po. Saimiri citohet në letrat e hetimit në disa pasazhe.

Top Channel: Për të qënë sa më specifik, ish-ministri d.m.th?

Dario De Luca: Po, ish-ministri. Ai citohet në disa pasazhe. Në njërin pasazh, u referohen parave dhe ata thonë Saimir, flasin për Saimirin dhe sipas Guardia Di Finanzia, ky Saimiri është ish-ministri. Në një pasazh tjetër, i referohen gjithnjë këtij emri, por identifikohet si një kamionist, shoferin e një kamioni.

Top Channel: Është ai?

Dario De Luca: Nuk duhet të jetë ai.

Top Channel: Duke parë të gjitha gjërat mbi këtë grup, mendon se mbyllet gjithcka këtu me këto 12 arrestime apo hetimet do të zgjerohen për këtë grup?

Dario De Luca: Hetimi me siguri do të vazhdojë. Do të vazhdojë, pastaj ka një periudhë kohe teknike, brenda së cilës do të mbyllet dhe nga aty do të nisë rrugëtimi gjyqësor, pra procesi. Sigurisht që është një hetim vërtet i madh sepse në mes ka patur 21 sekuestrime për drogë ndaj ky rrjet narko-trafikantësh, nuk është i limituar në 12 persona por shumë më tepër, ndaj dhjetëra dhjetëra persona.

Edhe pse ju drejtuam me kërkesë zyrtare Guardia di Finanzas për të marrë një qëndrim të tyre mbi zhvillimin e hetimeve, burkoracitë dhe marrja e lejes nga Roma, e bëri të pamundur përgjigjen e tyre. Por gjithsesi, jozyrtarisht na thuhet se tashmë ky grup është shkatërruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A e njeh mamaja e Habiljave Tahirin? Ja lidhja që ka ajo me ish ministrin
Previous article Nga xhubletat e arit tek rakia e rrushit, ja dhuratat e Nishanit për Erdoganin dhe liderët arabë

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT