• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA HABILAJ/ Ja kujt i është vënë në ndjekje policia
Home
Breaking News

DOSJA HABILAJ/ Ja kujt i është vënë në ndjekje policia

22 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Policia italiane goditi të hënën një organizatë kriminale të trafikut të drogës, të përbërë nga 11 persona, shqiptarë e italianë.

Grupi që e shtrinte aktivitetin e jashtëligjshëm në Sicili, drejtohej nga Habilajt e Vlorës dhe sipas Policisë italiane, vitet e fundit ka trafikuar mbi 3.5 tonë kanabis.

Në pranga përfunduan 3 shqiptarë e 4 italianë, ndërsa u shpallën në kërkim edhe 4 shqiptarë të tjerë, për të cilët u lëshuan urdhër-arrestet ndërkombëtare, pasi dyshohej se fshiheshin në Shqipëri.

Dy prej urdhër-arresteve janë ekzekutuar nga Policia gjatë ditëve të fundit në Vlorë, ku u zbulua edhe një sasi prej 4 tonësh kanabis e grupit “Habilaj”. Ndërsa u arrestuan Armando Koçerri dhe Nezar Seiti. Tashmë mbeten edhe dy persona të tjerë në kërkim, të cilët po kërkohen nga Policia e Prokuroria.

Operacioni në fshatrat e Vlorës po vazhdon prej tri ditësh për arrestimin e Florian Habilajt, vëllait të Moisi Habilajt, që dyshohet si drejtues i grupit.

Gjithashtu, forcat e Policisë janë në ndjekje edhe të Sabaudin Çelajt, që dyshohet po ashtu se fshihet në fshatrat e Vlorës, raporton “Panorama”.

Deri tani nuk është rënë ende në gjurmët e tyre, por operacioni vazhdon nga ana e Policisë së Shtetit deri në arrestimin e tyre apo edhe personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja pse nuk duhet t’i vishni veshjet e brendshme pas marrëdhënies intime
Previous article Doni të fitoni 2 000 euro qyl? Shkoni jetoni në këtë qytet italian

Redaktor2

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT