• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dosja e TOKAVE në Karaburun/ Prokuroria kundër Gjykatës së Vlorës, ankimon të gjitha vendimet
Home
Sociale

Dosja e TOKAVE në Karaburun/ Prokuroria kundër Gjykatës së Vlorës, ankimon të gjitha vendimet

20 April, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Prokuroria e Vlorës ka ankimuar të gjitha vendimet e gjykatës së këtij rrethi, ndaj 5 personave të akuzuar për një nga dosjet më të përfolura të abuzimit me tokat, atë të tjetërsimit të qindra hektarëve truall në zonat e Karaburunit, Palasës dhe Zvërnecit.

 Me mbi 70 faqe ankim në Gjykatën e Apelit, Prokuroria e Vlorës e cilëson vendimin e Shkallës së Parë si një vendim në kundërshtim me një sërë ligjesh dhe të pabazuar në rrethanat dhe provat që i janë paraqitur gjykatës.

Në mënyrë të veçantë kundërshtohet pafajësia që Gjykata e Vlorës i dha avokatit Enkes Hysendhima, të cilin organi i akuzës e cilëson si person kryesor në të gjitha skemat e tjetërsimit të pronësisë të mbi 340 hektarëve truall pranë bregdetit në Karaburun, Palasë dhe Zvërnec.

Për përfitimin e këtyre sipërfaqeve janë falsifikuar tre vendime gjyqësore të Gjykatës e Vlorës, falsifikime të cilat janë vërtetuar edhe nga dëshmitë e gjyqtarëve që u ishte shënuar emri në vendime.

Madje, një prej vendimeve gjyqësore mbante emrin e gjyqarit të ndjerë Skerdilajd Konomi, që u ekzekutua me eksploziv në automjetin e tij.

Një tjetër provë e pakontestueshme sipas prokurorisë është edhe fakti që përfituesi kryesore i tokave, punonjësi i varrezave të Vlorës Raimond Mezi, ka deklaruar se ai nuk ishte në dijeni të asnjë procedure dhe se me kërkesë të avokatit Enkes Hysendhima kishte firmosur në disa letra të bardha.

Mezi ka deklaruar gjithashtu se kishte marrë nga avokati Hysendhima edhe një shumë prej katër milionë lekësh, të dhëna në disa këste, si të ardhura nga shitja e disa pronave.

Por, pavarësisht këtyre fakteve, Gjykata e Vlorës nuk u bind te implikimi i avokatit Hysendhima në këtë skemë falsifikimi, duke e shpallur të pafajshëm.

Sipas Prokurorisë, në skemën e falsifikimit të dokumenteve, përveç avokatit, Hysendhima janë të përfshirë edhe ish-arkivistja e Gjykatës, Donika Besimaj, e cila ka futur këto vendime në arkivën e gjykatës dhe ish-punonjësja e ZVRPP të Vlorës Blerina Dhrami, e cila ka regjistruar pronat me dokumente të falsifikuara.

Edhe pse të dyja punonjësja janë dënuar respektivisht me 2 vjet me kusht dhe katër vjet burgim, prokuroria pretendon se masat e dënimit janë të ulta në krahasim me veprën penale dhe pasojat që kanë shkaktuar.

Tanimë pritet që këto pretendime të organit të akuzës t’i vlerësojë Gjykata e Apelit të Vlorës./ TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Reagoi ashpër pas fitores së Gent Bushpepës në festival, Redon Makashi shpjegon arsyen!
Previous article Ndeshje bamirësie mes UEFA-s dhe OKB-së

F.autor

Postime të ngjashme

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara Aktualitet

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara

VRAU SHOKUN E TIJ/ Arrestohet pas disa orësh autori i dyshuar, Kristjan Sterjo! Momenti i shoqërimit të të riut Aktualitet

VRAU SHOKUN E TIJ/ Arrestohet pas disa orësh autori i dyshuar, Kristjan Sterjo! Momenti i shoqërimit të të riut

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT