• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA E SPAK/ “Në Ekuador e mbaj veten të fortë”! U vra në atentat mafioz, zbardhen SMS e Ergys Dashit me djalin e Erzen Breçanit
Home
Breaking News

DOSJA E SPAK/ “Në Ekuador e mbaj veten të fortë”! U vra në atentat mafioz, zbardhen SMS e Ergys Dashit me djalin e Erzen Breçanit

30 November, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është zbardhur dosja e plotë hetimore për grupin e narkotrafikut nga Amerika Latine në drejtim të Evropës, goditur së fundmi nga SPAK, që çoi në pranga dhe Erzen Breçanin.

Në dosje flitet për përgjimet e aplikacionit “Sky ECC”, nën jë bisedë mes Ergys Dashit, Eralbi Breçanit i njohur me nofkën “boli i kokainës”, Ismail Zenelit dhe Besmir Murtatit për të orientuar trafikun e kokainës nga Brazili.

Më 25 Dhjetor 2020, në mbrëmje, Ismail Zeneli ka dyshime se Ergys Dashi nuk mund të ketë më lidhje dhe mundësi transportimi të kokainës nga Ekuadori, dyshim që mohohet kategorikisht nga ky in fundit dhe dy pjesëtarët e tjerë të grupit. Nga ana tjetër, Ergys Dashi ju propozon një linjë Brazili me dalje në Valencia dhe këtu nis diskutimi për përqindjen e garancisë në varësi të sasisë që mendohet se do të trafikohet, nga 20-25%.

Bisedat në SKY ECC:

Eralbi Breçani: A do bëj noj punë o çuna?

Ergys Dashi: Tre punë menjëherë

Besmir Murtati: Po nisëm lekët Brazil, e bën këtë javë punën, e nis…

Ismail Zeneli: Mirë jeni…

Besmir Murtati: Mir daj, duke ngrënë mish të thatë.

Ergys Dashi: Për këtë javë po flasim, por jemi t’u prit një konfirmim të saktë më mir deri nesër nga daja…

Besmir Murtati: Ç’a me bo, okay ta konfirmojë daja. Dhe nëse thu e nis këtë javë. Daja do dhe ne do nisim lekët. Ama duhet me nis…

Eralbi Breçani: Se na ka ra zverdhca…

Ergys Dashi: Po këtu mallin s’ta jep njeri. Të vret malli shumë se kushton.

Ismail Zeneli: Nga Ekuadori u dorëzove apo si është puna?

Eralbi Breçani: Unë lekë s’kam asnjë, i fut Kukësi për mu. Në ECU nuk dorëzohet kollaj dajlok.

Besmir Murtati: Joo…

Ergys Dashi: Jo mer daj si u dorëzokam unë. Unë atje kam bandën time ahaha. Të thashë që po nxjerrin kutiat e kompanisë aty.

Eralbi Breçani: Se në Anvers m’u ka këput shpresa me pa Euro me sy…

Ergys Dashi: Unë në Ekuador e mbaj veten të fortë gjasme. Si me u dorëzu aty…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRGJIMET/ Porosia e fundit në SKY e Dumanit për Klevis Kapllanin pak çaste para se ta vrisnin
Previous article LIRIDONA U VRA NË SY TË FËMIJËVE DHE BASHKËSHORTIT/ Prokuroria: Dyshime të forta për grabitje me pasojë vdekjen

s.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë... Aktualitet

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë...

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë Aktualitet

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT