Report Tv sjell detaje të tjera nga dosja e SPAK për Arben Ahmetajn. Në dosje thuhet se Arben Ahmetaj kishte njohje të hershme me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin që prej vitit 2011, e madje njohje që shkonin në miqësi të ngushtë. Në dosjen e SPAK thuhet se pikërisht nga kjo njohje që Ahmetaj kishte me Zoton dhe Mërtirin ka bërë që shoqëria AlbTek Energy të përfitonte koncesionin për inceneratorin e Elbasanit.
Në dosjen e SPAK renditen disa udhëtime të Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtirit kur të paktën që nga viti 2012 e kanë vazhduar edhe në vitin 2014 kur kanë marrë jetë procedurat e koncesionit
Dalja e tyre e parë së bashku, e cila është dokumentuar në dosjen e SPAK rezulton të jetë bërë më 23 nëntor 2012, ku Ahmetaj dhe Mërtiri kanë udhëtuar sëbashku me një makinë dhe kanë dalë Qafë Thanë, ndërsa më datë 25 nëntor 2012 janë kthyer sërish në Shqipëri përmes pikës kufitare Kapshticë.
Më datë 20.09.2012 Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA – AZ 506/511 MILANO dhe janë kthyer në Shqipëri më 23.09.2012.
Më datë 22.09.2013, Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore LUFTHANSA – LUFTHANSA MYNIH dhe kanë datë hyrje në Shqipëri më 25.09.2013.
Më datë 19.01.2014, Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AUSTRIAN AIRLINES-OS 847/848 VIENA dhe ka datë hyrje në Shqipëri më 22.01.2014.
Më datë 13.07.2017, Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri kanë dalje me autoveturë nga pika kufitare Kapshticë.
Gjithashtu, në dosjen e SPAK evidentohet edhe një rast i Ahmetajt me Klodian Zoto, të cilët kanë datë hyrje në Shqipëri më 14.04.2013, ora 11:47 dhe 11.44 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore ALITALIA AZ 510/507 ROME. 57.1.
Po ashtu, evidentohet edhe një rast tjetër i udhëtimit mes Ahmetajt, Mërtirit dhe Zotos të cilët kanë dalë nga aeroporti i Rinasit me të njëjtën datë dhe kanë udhëtuar drejt Romës, me të njëjtën linjë, por me avionë të ndryshëm. Konkretisht, në datë 08.02.2014, 05:15 Ahmetaj është nisur drejt Romës, ndërsa Mërtiri dhe Zoto janë nisur në të njëjtën datë por në orën 04:36. Më pas, Ahmetaj është kthyer në Tiranë nga aeroporti i Rinasit me linjë nga Mynih më datë 17.02.2014 ora 11:09. Ndërkohë që Zoto dhe Mërtiri janë kthyer më datë 09.02.2014 me të njëjtën linjë avioni nga Roma në Rinas.
Pjesë nga dosja e SPAK
Gjithashtu për më tepër, nga ekstraktimi i të dhënave të sistemit TIMS janë evidentuar disa hyrje-dalje të përbashkëta ndërmjet shtetasve Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, nisur të paktën që nga viti 2012 e kanë vazhduar edhe në vitin 2014 kur kanë marrë jetë procedurat e e koncesionit të sipërcituar e në vijim. Kështu rezulton se:
Me datë 23.11.2012, ora 12:57 dhe 12.58, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet pikës kufitare Qafa e Thanës me autoveturë me targë TR5905T dhe kanë datë hyrje në Shqipëri më 25.11.2012, ora 11:48 dhe 11.49 nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë me autoveturë me targë TR5905T.
Më datë 20.09.2012, ora 14:18 dhe 14.19, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA – AZ 506/511 MILANO dhe kanë datë hyrje në Shqipëri më 23.09.2012, ora 16:36 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AL ITALIA-AZ 506/511 MILANO. Më datë 22.09.2013, ora 11:00 dhe 11.01, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore LUFTHANSA – LUFTHANSA MYNIH dhe kanë datë hyrje në Shqipëri më 25.09.2013, ora 14.31 dhe 14:32 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AUSTRIAN AIRLINES – OS 847/848 VIENA.
Më datë 06.12.2013, ora 17:47, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me charter dhe kanë datë hyrje në Shqipëri më 08.12.2013, ora 14:35 dhe 14.37 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AL ITALIA – AZ 506/511 MILANO.
Më datë 19.01.2014, ora 14:10 dhe 14.11, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AUSTRIAN AIRLINES-OS 847/848 VIENA dhe ka datë hyrje në Shqipëri më 22.01.2014, ora 14:17 dhe 14.20 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AUSTRIAN AIRLINES OS 847/848 VIENA.
Më datë 13.07.2017, ora 14.21 dhe 14:22, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri kanë dalje me autoveturë me targë AA908PY nga pika kufitare Kapshticë.
Gjithashtu, edhe me shtetasin Klodian Zoto evidentohet të paktën një rast i përbashkët e konkretisht kur shtetasit Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoto, kanë datë hyrje në Shqipëri më 14.04.2013, ora 11:47 dhe 11.44 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore ALITALIA AZ 510/507 ROME. 57.1. Gjithashtu, rezulton se:
Me datë 08.02.2014, ora 05:15, shtetasi Arben Ahmetaj ka dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA AZ 510/507 ROME dhe ka datë hyrje në Shqipëri më 17.02.2014, ora 11:09 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore LUFTHANSA-LUFTHANSA MYNIH.
Më datë 08.02.2014, ora 04:36, shtetasi Mirel Mërtiri ka dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA – AZ 510/507 ROME dhe ka datë hyrje në Shqipëri më 09.02.2014, ora 23:59 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AL ITALIA-AZ 510/507 ROME.
Më datë 08.02.2014, ora 04:36, shtetasi Klodian Zoto ka dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore ALITALIA AZ 510/507 ROME dhe ka datë hyrje në Shqipëri më 09.02.2014, ora 23:50 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore ALITALIA AZ 510/507 ROME.
Sa më sipër, rezulton se të tre këta shtetas udhëtojnë brenda së njëjtës ditë, me të njëjtën linjë fluturimi dhe në të njëjtin destinacion e cila është shteti Italian. Udhëtojnë të tre brenda datës 08.02.2014 dhe të tre me linjën e fluturimit Al Italia AZ 510/507 Rome. Shtetasi Arben ka dalje në orën 05:15 ndërsa dy shtetasit e tjerë kanë dalë në orën 04:36.
Gjithashtu, ka rezultuar se ndërmjet shtetasit Arben Ahmetaj, shtetasit Lefter Koka dhe shtetasit Alqi Bllako, ka pasur udhëtime të përbashkëta si vijon: Më datë 20.11.2015, ora 16.57 dhe 16:58, shtetasit Arben Ahmetaj, Lefter Koka dhe Alqi Bllako, kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA – AZ 506/511 Milano. Shtetasi Arben Ahmetaj dhe Erjola Hoxha janë kthyer më 22.11.2015, ora 12:10 dhe 12.26 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA – AZ 506/511 Milano kurse shtetasit Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë kthyer më datë 22.11.2015 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA- AZ 510/507 ROME në orën 17.31.