• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA E PIRAMIDAVE ONLINE/ Polici u infiltrua si agjent në Lushnje, detajet ia tregoi vetë organizatori (EMRI)
Home
Breaking News

DOSJA E PIRAMIDAVE ONLINE/ Polici u infiltrua si agjent në Lushnje, detajet ia tregoi vetë organizatori (EMRI)

16 September, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në një lokal në hyrje të qytetit të Lushnjës reklamohej 6 muaj më parë pasurimi i shpejtë përmes dy posterave të afishuar që promovonin investimet në platformën mashtruese XUEX.

Top Channel ka siguruar dosjen hetimore se si u godit grupi që mashtronte qytetarët përmes piramidave online.

Në këtë lokal, që u bë pikënisja e hetimeve, agjentët trokitën si klientë dhe investitorë të gatshëm për t’u bërë pjesë e skemës. Të parët që dhanë informacione ishin kamerierët e arrestuar, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, por më pas në pranga ra edhe Arbër Çela, pronari i lokalit.

Kamerieri Taullau është personi që i tregon agjentit të policisë se për t’u bërë pjesë e skemës duhet të investosh të paktën 1 mijë euro.

Në dosje përmendet si organizator edhe Ereledio Shebeku, i shpallur në kërkim dhe që rezulton të jetë personi kyç që kontrollonte skemën. Në kontakt me agjentin e policisë, Ereledio kishte shprehur frikën për vijimin e aktivitetit pas denoncimit publik të bërë nga deputeti Erjon Braçe.

Agjentët e policisë faktuan me zë e figurë se komunikimet e skemës, që ka mashtruar qindra shqiptarë, bëheshin përmes platformës Telegram. Në momentin që investoje, bëheshe pjesë e grupit dhe arrije të komunikosh direkt me profesorin, një person i identifikuar si “Leo Smith”.

Ky i fundit i ftonte të gjithë anëtarët e grupit që të futen në këtë platformë në orën 14:20 dhe në orën 19:20 çdo ditë, duke i kërkuar që t’i bëjnë “like” faqeve që u dërgonte ky shtetas në aplikacionin Telegram. Kaq mjaftonte që paratë e investuara fillimisht të rriteshin 1% në ditë. Dhe brenda 45 ditësh, secili prej tyre mund t’i tërhiqte.

E përfshirë në këtë skemë rezulton të jetë edhe një punonjëse e Bashkisë së Divjakës, bashkë me familjarë të saj.

Nga hetimet rezulton se aplikacioni i XUEX nuk ekzistonte në App apo Play Store, por vinte si një aplikacion i bazuar në një link, që instalohej në telefon. Pasi kishe kaluar paratë në llogarinë e tyre, mund të hyje në grupin e Telegramit ku ishin të gjithë përdoruesit, gati për të rënë pre e mashtrimit./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI POSHTËRUAR..."/ Rama për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE: Evropa, jo në ditët më të mira
Previous article E TRISHTË/ Aksident tragjik në shtegun Theth–Valbonë, turisti bie në humnerë dhe ndërron jetë

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT