Dosja e hetimeve të çështjes ‘CEZ’ është rikthyer edhe njëherë në vëmendje të mediave.
Burime nga Prokuroria thuhet se është kërkuar dëshmia e Nuel Kalajt, një person me dy adresa të cilat janë ekzaktësisht në Kosovë dhe në Francë.
Kalaj mendohet të jetë një prej personave të cilët do të dëshmojnë lidhur me këtë çështje.
Atij i janë dërguar dy letër-porosi me pyetjet nga Prokuroria e Shqipërisë.
Kjo do të thotë se ai mund të dëshmojë edhe jashtë territorit shqiptar.
Përgatiti: AlpeNews.al