• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “BUKA”/ Dëshmitari tregon në gjyq lidhjet me Arben Ahmetajn
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA “BUKA”/ Dëshmitari tregon në gjyq lidhjet me Arben Ahmetajn

27 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Lirim Fejzollari ka dëshmuar këtë të hënë në gjyq në çështjen “Buka”, në të cilën ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj po gjykohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, e dyshuar si e kryer gjatë procedurës së privatizimit të ish-ndërmarrjes shtetërore.

“Për privatizimin e “Buka sha” janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme. Unë kam qene aksioner dhe më parë, kur ishte edhe 52 % shtet edhe 48 % privat dhe u futa dhe në ankand. Unë kam marrë aksione nga disa qytetare dhe shoqëri dhe kam arritur deri tek 40% e pjesës private. Aksionet i kam blerë nga individë dhe kompani, që i kishin këto aksione”, deklaroi Fejzollari.

Ai tregoi edhe lidhjet dhe njohjet e tij me Arben Ahmetajn. “E njoh si person publik. Në mënyrë zyrtare jam takuar me të në periudhën 2018-2019. Ishte ministër. Ne kishim probleme me industrinë, për çështjen e pullave fiskale. Jam vënë në dijeni shumë më vonë me një vendim të Gjykatës Administratives për pezullim të procedurave të ankandit” tha Fejzollari.

“Në lidhje me “Buka.sha” jam takuar me familjen Myderizi. Nuk i njihja. Në takim më thanë disa pretendime, që as nuk i kuptova. Ndërsa familjen Piciri i kam takuar disa herë. Kam biseduar shumë qetë me ta. Unë nuk i kuptoj këto kthimet e pronave. Ju kam thënë, keni gjykatat, kërkojini tek institucionet shtetërore”.

I pyetur nga prokurori për të dhënë shpjegime për një mesazh në telefonin e tij ku shkruhej “Më telefono pak. Arben Ahmetaj jam”, Fejzollari tha: “Duhet të ketë qenë në fazën e pullave fiskale, diskutimet që bënim”.

Edhe për një mesazh dërguar nga ai drejt Ahmetajt në 23 shkurt 2020, ku i shkruante “Përshëndetje Arben! Si i ke mundësitë për t’u takuar këtë javë?”, Fejzollari tha të njëjtën përgjigje: “Siç e thashë, kishim problemet me pullat. Por ky takim nuk i realizua”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGRIRJE NË DISKUTIMET ME TEHERANIN/ Trump bisedime me zyrtarët e lartë të sigurisë për të diskutuar hapat e radhës
Previous article KOSOVA PA PRESIDENT/ Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu paralajmëron se sot do të mbahet seancë plenare

s.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT