• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSJA “BORONICAT E ARTA” NË HETIM NGA SPAK/ Shkëlzen Berisha realizoi transaksionin disa milionë euro pranë Gërdecit
Home
Politikë

DOSJA “BORONICAT E ARTA” NË HETIM NGA SPAK/ Shkëlzen Berisha realizoi transaksionin disa milionë euro pranë Gërdecit

7 May, 2021 Delo.autor Politikë

SPAK ka ende në proces hetimi dosjen e ‘boronicave të arta’ në fabrikën e ngritur pranë Gërdecit.

Hetimi nisi pas publikimit të faktit se djali ish-kryeministrit Sali Berisha në dhjetor të vitit 2018 kishte firmosur një kontratë blerje prej 1.8 milionë euro për disa prona, truall, tokë dhe ndërtesa në Marqinet një zonë mes Vorës dhe Gërdecit. Ndërkohë këto prona ishin të rënduar me barrë hipotekore ndaj bankave me një vlerë prej 5,4 milionë euro.

Kontrata e siguruar një vit më parë nga Top Channel ishte një marrëveshje ligjore e firmosur nga Shkëlzen Berisha si aksioner i vetëm i shoqërisë Logal shpk.

Ajo është realizuar me 19 dhjetor të vitit 2018 dhe synon kalimin e e tokave dhe ndërtesave në zonën e Marqinetit pranë Gërdecit dhe Vorës të cilat ishin në pronësi të dy kompanive dhe një personi. Këta të fundit për këto prona kanë marrë disa kredi disa milionë euro dhe në fund barra mbi to ka shkuar në 5.4 milionë euro.

Për këtë arsye pronat janë të bllokuara për një bankë të njohur në Shqipëri. Ndërkohë që blerësi i ri, djali i ish-kryeministrit Berisha angazhohej që të paguante 1.8 milionë euro brenda dy muajve nga nënshkrimi i kontratës.

“Palët bien dakord që menjëherë sapo çmimi i shitblerjes 1.8 mln euro do të depozitohet në total në llogarinë bankare one stop shop të noterit dhe vetëm pas kalimit të pronësisë të palës blerëse, noteri autorizohet nga palët që në mënyrë të menjëhershme të transmetojë këtë shumë në llogarinë e bankës e cila ka për qëllim likujdimin e kësteve të kredisë”.

Shkëlzen Berisha për këtë blerje pronash e ka bërë nëpërmjet kompanisë logal shpk. Dokumentat për këtë kompani janë publike dhe në kopjen e web të saj thuhet se është krijuar në dhjetor të vitit 2015 dhe zotërohen 100 përqind nga djali i ish kryeministrit.

Prona për të cilën është nënshkruar kjo kontratë shitblerje përbëhet nga mbi 6 mijë metra katrorë tokë arë, në fshatin pranë Gërdecit, rreth 14 mijë metra katrore truall si dhe dy ndërtesa me sipërfaqe 2400 metra dhe 180 metra katrore. Aktualisht ajo është një fabrikë për përpunimin ambalazhimin dhe magazinimin e boronicës.

Hetimi nga SPAK nisi pa emër ndërsa janë marrë në verifikim të gjitha procedurat bankare e ligjore të kësaj prone dhe vlerave disa milionë euro.(TCH)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I BËNË PRITË NË HYRJEN E PALLATIT/ 2 persona i grabisin 500 mijë lekë të reja kambistitit në Sarandë
Previous article GJERMANIA HEQ SHQIPËRINË NGA "LISTA E KUQE"/ Mjeku: Shqiptarët s’duhet të paraqesin më test negativ të COVID dhe as të karantinohen

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT