• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA/ Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA/ Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu

28 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dalin në dritë të tjera detaje nga dosja e SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës (Marjus Lulaj) dhe gjithë përpjekjeve të tyre për të manipuluar përmes gazetarit Artan Hoxha rrethana të lidhura me persona të policisë dhe të drejtësisë.

Mes të akuzuarve nga SPAK siç dihet tashmë është edhe gazetari Artan Hoxha, i cili del në shumë biseda kompromentuese. Përveç dezinformimit për interes të klanit Çela, ka dhe një episod të rëndë.

Një zyrtar policie në Gramsh ka telefonuar gazetarin, ku i kërkon që të flasë publikisht mbi gjyqtaren Pajtime Fetahu, pasi sipas tij, ata i arrestojnë kriminelët dhe ajo i liron. Por gazetaro/analisti Hoxha dyshohet se raporton me vrap te Suel Çela (Marjus Lulaj) duke e “shitur” policin dhe duke siguruar kreun e bandës se as nuk kishte ndërmend të shkruante atë që i kërkoi polici nga Gramshi, madje pasi dëgjoi se i kërkonte të shkruante për gjyqtaren e korruptuar (tashmë të arrestuar) Pajtime Fetahu, ia kishte hequr vizën policit.

Biseda është bërë më 16 prill 2020, ora 09:10.

Marjus Lulaj komunikon edhe me Klaus Matishi, i cili gjithashtu kishte lidhje me vajzën e gjyqtares, Megi Fetahun. Atij i dërgon bisedën e cila dyshohet se është realizuar midis Marjus Lulaj dhe një shtetasi të cilit Lulaj (Çela) i referohet me mbiemrin “hoxha”, i cili dyshohet se është gazetari Artan Hoxha.

“…Para katër ditësh më merr një drejtues policie në Gramsh dhe më thotë i alarmuar aman bëj diçka se na ka pjellë belaja… Kemi arrestuar një person për trafik heroine në Gramsh, e çojmë në burg, e liron me arrest shtëpie Pajtime Fetahu… Ai del nga shtëpia, prapë e kapim dhe e cojmë në gjykatë, Pajtimja i jep sërish arrest shtëpie, por këtë radhë e dërgon te shtëpia në Tiranë…. Bjeri, thotë, vetëm mos na nxirr ne… i them kush e mbron këtë tipin që qenka kaq i fortë dhe e liroka Gjyqtarja edhe kur thyen arrestin e shtëpisë, nuk më tha gjë… por ishte ditë e shtunë dhe i thashë se është fundjavë dhe të shoh nga java tjetër të pyes dhe të them. Sa më tha emrin e Pajtimes ia hoqa fillin, i thashë të hënën se nuk merrem me lajme të tilla, se jam në karantinë”, thuhet ndër të tjera në dosje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AEROPORTI I VLORËS DREJT PËRFUNDIMIT/ Rama: Vlorës: Duhet të punoni natë e ditë që të jemi gati për sezonin veror
Previous article FESTA KUQEZI/ Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e atdheut shqiptarët nga e gjithë bota

s.autor

Postime të ngjashme

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT