• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “5D”/ SPAK mbyll hetimet për fraksionin e dytë, dërgon për gjykim 9 zyrtarë
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA “5D”/ SPAK mbyll hetimet për fraksionin e dytë, dërgon për gjykim 9 zyrtarë

8 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për fraksionin e dytë të dosjes ”5D” dhe ka dërguar për gjykim 9 zyrtarë të Bashkisë së Tiranës për “shkelje të barazisë në tendera”.

Nga hetimet rezultoi se shoqëria “5D Konstruksion” e cila zotërohej nga dy ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato- të dërguar gjithashtu për gjykim në dhjetor të 2024-ës – përfitoi kontrata publike në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik nga autoritetet kontraktore “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.

Drejtuesja e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi, sipas hetimeve të SPAK, në bashkëpunim me të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi (anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave) krijuan për “5D Konstruksion” avantazhe dhe privilegje të padrejta në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion Palestra e Mundjes” të zhvilluar në datën 09.12.2020, me qëllim shpalljen fitues të procedurës së prokurimit ende pa u shpallur procedura.

Sipas SPAK, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave nuk ushtruan detyrën sipas ligjit, duke vlerësuar dhe klasifikuan “5D Konstruksion” në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik.
Po ashtu, të pandehurit e tjerë, Eglantina Zere, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha dhe Kristo Zhulati, krijuan avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të zhvilluar në datën 01.10.2019.

“Provat e mbledhura gjatë hetimeve provojnë plotësisht faktin se verifikimin dhe vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë që kanë marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi nuk e kanë bërë anëtarët e KVO-së, por e kanë bërë persona të tjerë që kanë punuar në shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Është provuar se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik bashkimin e operatorëve ekonomikë “V.A.S Konstruksion” sh.p.k dhe “Rroku Guest”, të cilët kanë qënë të paracaktuar për tu shpallur fitues nga e pandehura Eglantina Zere.”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Të pandehurit:

Deborah Keçi, e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).

Teuta Guri, e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).

Rejnaldo Gjerazi, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).

Jetjon Mera, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).

Eglantina Zere, e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).

Rivjola Baxha, e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).

Enkelejda Qyta, e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).

Bruno Koçi, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).

Kristo Zhulati, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E RAMAZAN MARTINAJ/ Flet autori: Na e ndau motrën nga dy burra! Shpërndau video intime tek…
Previous article "INFERMIERJA MË THOSHTE NUK KA GJË"/ Vdekja e 12-vjeçarit, familjarët akuza mjekëve: E shtuan në pavionin e Covid, por ai…

s.autor

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në… Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT