• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DOSJA 339″/ Arta Marku: Prokurori i ndikuar, e zvarrit qëllimisht
Home
Aktualitet
Drejtësi

“DOSJA 339″/ Arta Marku: Prokurori i ndikuar, e zvarrit qëllimisht

9 May, 2019 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Gjatë intervistës së saj për “Open” në Top Channel, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku tha se transferimi i prokurorit të dosjes 339 ishte transferuar rastësisht.

“Në momentin që prokurori që i kishte këto çështje u caktua përkohësisht në një Prokurori tjetër, tërësisht një rastësi, dorëzoi dosjet dhe prokurorët që i morën konstatuan se kishte një numër shumë të madh disqesh të patranskriptuara (pazbardhura)”, tha Marku, e cila saktësoi se vetëm për dosjen 339 kishte rreth 700 CD.

Këtë sasi tejet të madhe, Marku tha se e kuptojnë vetëm ata që merren me këtë punë, e ndoshta jo edhe masa e gjerë e popullit. Duke qenë se duhet një numër i madh njerëzish për të zbardhur bisedat, kryeprokurja e përkohshme tha se kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda i ka marrë të gjitha masat me caktimin e 4-5 oficerëve të Policisë Gjyqësore, ndërkohë që nga një prokuror janë bërë dy për secilën dosje.

Marku tha se ndonëse nuk dëshiron të mendojë se do të duhen “vite” për zbardhjen e tyre, deklaroi se sipas mendimit të saj personal nuk është lënë krejt rastësisht, por janë mbajtur qëllimisht kaq gjatë.

Të qëllimshme nga kush? “Sigurisht nga prokurori që e ka pasur. I ndikuar po, pastaj politikisht apo në ndonjë mënyrë tjetër nuk preferoj ta them. Por di që është mbajtur për një kohë shumë të gjatë dhe disqet ende të patranskriptuara, që në fakt të vrasin sytë se janë 700 jo pak për t’u harruar”, tha Marku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Valencia-Arsenal, Gameiro barazon shifrat për vendasit
Previous article LIVE/ Valencia-Arsenal, Lacazette kalon "Topçinjtë" në avantazh

F.autor

Postime të ngjashme

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve Aktualitet

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael Aktualitet

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT