• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSJA 339/ Arta Marku: Ka 700 CD. Murrizi: Ia kaluat Kinostudios
Home
Politikë

DOSJA 339/ Arta Marku: Ka 700 CD. Murrizi: Ia kaluat Kinostudios

27 May, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve raportin e Prokurorisë për vitin 2018, seancë kjo që u karakterizua me debate mes anëtarëve.

Kryeprokurorja Arta Marku tha se iu ka kërkuar prokurorëve të hetojnë sa më shpejt dosjet 339 dhe 184, të cilat  tronditën skenën politike , ndërsa shtoi se shumë shpejt pritet rezultate konkrete në pjesën e vendimmarrjes mbi përmbajtjen e tyre.

Sipas saj, dosja 339 ka gjithsej 700 CD, ndërsa deputeti nga radhët e PD-së, Myslim Murrizi ironizoi deklaratën e Markut ku tha se me këto përgjime të kryera nga Prokuroria është sfiduar edhe ish-Kinostudioja.

Pjesë nga debati:

Arta Marku: Sa i takon pyetjes se bosëve te krimit, prokuroria e përgjithshme nuk ka atribur, mund t’i drejtohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Për dosjet e përgjimeve, janë në hetim. Nëse do kishte vendimmarrje do ishte marrë vesh. Ka problematike  dhe janë mbajtur zvarrë.  Çështja 339 po hetohen nga dy prokurorë. Shumë shpejt do ketë vedimmarrje e do bëhet publike. Po ashtu edhe 184 është e njëjta situatë dhe do ketë një vendimmarrje. U kam kërkuar prokurorëve të hetojnë shpejt. Për çështjen 339 janë 700 cd të patraskriptuara. U kam kërkuar prokurorëve të hetojnë dhe të kenë një vendim për çështjet që kanë tronditur politikën.

Myslim Murrizi: Me këto përgjime ia paskeni kaluar edhe kinostudios. Me këto 700 cd po t’i kishte Sinan hoxha do kishte bërë goxha lekë. Keni përgjegjësi që me firmën tuaj ka shkuar për në KLP një ish-bashkëpunëtor i sigurimit?

Arta Marku: Për 700 cd e pazbardhura, janë shumë është e vërtetë. Sapo kam marrë ndjeni të problematikes kanë ndërhyrë sipas ligjit. Është mbajtur nën hetim në disa kohë.  Kjo çështje ka shume volum dhe prandaj është volumi i madh pune. Janë regjistruar emrat e parë për hetim e që nuk kane lidhje me zgjedhjet por për trafikim kriminal . E njëjta gjë edhe për dosjen tjetër 184.

 Marku: Janë dy prokurorë dhe 11 oficerë të policisë gjyqësore që ndjekin dosjen 339. Po ecet me ritme te shpejta. Për një pjesë të të pandehurve është ndarë çështja, s’ka lidhje me zgjedhjet por me trafikimin e narkotikeve.

Paulin Sterkaj: Faleminderit Murrizi për humorin që na sjell në komision. Na kujton Zef Dedën, Paulin Preken e të tjerë…

Xhemal Qefalia: Keni nisur hetim për nxjerrjë te dosjeve në publik?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTON SOT DITËLINDJEN/ Ardit Gjebrea ka një urim të veçantë për Eni Çobanin (FOTO)
Previous article MBYLL SEZONIN ME NJË TROFE/ Elis Bakaj fiton Kupën e Bjellorusisë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT