• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DORËZOHET PD SHKODËR? “Përdor” qytetarët për t’iu drejtuar SHBA-BE: Të pezullohet betimi i Pjetrit
Home
Politikë

DORËZOHET PD SHKODËR? “Përdor” qytetarët për t’iu drejtuar SHBA-BE: Të pezullohet betimi i Pjetrit

8 August, 2019 k.autor Politikë

Dega e Partisë Demokratike në kryeqendrën e veriut ka shpërndarë një letër për mediat të cilën pretendon se e kanë firmosur qytetarët. Letra u drejtohet përfaqësive të SHBA, BE-së dhe Italisë në Shqipëri dhe kërkohet pezullimi i betimit të Valdrin Pjetrit në krye të bashkisë së Shkodrës në datë 15 Gusht.

PD-ja përmes letrës pa asnjë emër, firmë apo vulë, por që thotë se është e qytetarëve shkodranë u kërkon ambasadave që të ushtrojnë presion te Rama për të mos konstituuar këshillin bashkiak derisa Italia të sjellë përgjigjet zyrtarisht për akuzat që selia blu ka ngritur ndaj Valdrin Pjetrit.

“Shkodra është simbol i rezistencës për demokraci në vitin 1944 si dhe në vitin 1990! Por edhe sot me gjasë, barra po i bie asaj për të mbrojtur shenjtërinë e votës së lirë dhe të demokracisë” thuhet ndër të tjera në letër.

Letra e plotë që u shpërnda nga PD-ja Shkodër, që deklaron se e firmosën qytetarët
KERKESË

Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri

Ambasadës së Republikës së Italisë

TIRANË

Me konsideratë të lartë, ne një grup përfaqësues i qytetarëve të Shkodrës Ju drejtohemi lidhur  me situatën e pazakontë që po kalon qyteti ynë para dhe pas votimeve të 30 qershorit!

Në një kohë kur pushteti dhe shteti në Shqipëri sot janë e njëjta gjë, kur institucionet e drejtësisë mungojnë, kur ata që duhej të përmbushnin garancitë e një procesi zgjedhor demokratik janë shndërruar në vegla politike, ne na vjen ndermend vargu i poetit kombëtar NaimFrasheri që thoshte “dielli për shqiptarët lind nga perëndon“!

E vetmja shpresë sot për shqiptarët e cfilitur, të vjedhur, të mashtruar, mbeten SHBA-të, dhe Europa demokratike! Qyteti ynë ka sakrifikuar shume në perpjekjet e tij kundër tiranisë ndoshta më shumë se çdo i ngjashëm i tij në Europën Lindore, me qindra martirë e dëshmorë të Lirisë, mijëra të internuar e të persekutuar!

Shkodra është simbol i rezistencës për demokraci në vitin 1944 si dhe në vitin 1990! Por edhe sot me gjasë, barra po i bie asaj për të mbrojtur shenjtërinë e votës së lirë dhe të demokracisë!

Me 30 qershor në Shkoder nuk pati zgjedhje por votime nga më të turpshmet e të paimagjinueshmet! Megjithatë kaq e madhe ishte diferenca ndërmjet vullnetit qytetar dhe rezultatit, saqë kandidati monist mori vetëm 6% të votave të njerëzve të administratës, te të joshurëve dhe të kërcënuarve!

Tashmë prej disa ditësh, krerët e Opozitës dhe mediat, kanë akuzuar zotin ValdrinPjetri për mashtrim në deklarimet e tij lidhur formularin e dekriminalizimit të depozituar në KQZ si kandidat! Sipas këtyre akuzave, zoti Pjetri ka qenë i dënuar dhe i dëbuar nga organet e drejtësisë italiane! Ai nuk e ka përgenjeshtruar këtë akuze në asnjë moment! Kryeministri po hesht siç ka bërë edhe më parë me të tjerë kryebashkiakë të tij, subjekte të ligjit të dekriminalizimit, duke i marrë në mbrojte politikisht! Ai ka hequr dorë prej tyre pas disa  vitesh, kur provat janë, konfirmuar totalisht dhe presioni publik ka qenë shumë i fortë!

Të nderuar ambasadorë,

Ne kërkojmë prej jush të ushtroni presion si mjeti i vetëm që funksionon mbi qeverinë e Edi Ramës, që një njeri i akuzuar për shkelje të rëndë të ligjit, i akuzuar për precedent kriminal, të mos kostituohet si kryetar i Bashkisë së Shkodrës me datë 15 gusht, kjo, derisa shteti italian të përgjigjet zyrtarisht për akuzat ndaj zotit ValdrinPjetri! Kështu ndihmojmë edhe vetë zotin Pjetri sot, për të mos e shpallur “nongrata” në Bashkinë e Shkodrës nesër.

Pezullimi i këtij kostituimi, është më i lehtë dhe demokratik se sa njolla e rëndë që mund ti vihet qytetit antikomunist, nëse zoti ValdrinPjetri konfirmohet si shkelës e dhunues i ligjit e genjeshtar nga pikëpamja e etikës civile! Mbetemi me shpresë që kërkesa jonë do të merret në konsideratë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DIABOLIK"/ Vritet në Romë kreu i bandës italo-shqiptare. Ka lidhje me Camorran (FOTO)
Previous article NË KUSHTE EKSTREME/ Familja Alla nga Fieri apel për ndihmë, nëna 3 fëmijëve: Tentova të vras veten...jemi të këputur

k.autor

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT