• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DORËZO PAUNDËT OSE 10 MUAJ BURG”/ Kusht shqiptarit që u kap me drogë në Angli
Home
Aktualitet
Kronikë

“DORËZO PAUNDËT OSE 10 MUAJ BURG”/ Kusht shqiptarit që u kap me drogë në Angli

29 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një i ri shqiptar, i arrestuar disa muaj më parë nga policia në Coventry të Britanisë së Madhe pasi autoritetet i kapën një sasi droge dhe parash cash në shtëpinë e tij, do të duhet të dorëzojë edhe një tjetër shumë parash, ndryshe do të përballet edhe me 10 muaj burgu të tjera.

26-vjeçari shqiptar Leonard Coga u arrestua pasi policia i gjeti thasë me kanabis në shtëpi si edhe një sasi parash, të cilat sipas tij i përkisnin një grupi kriminal shqiptar në zonë, të cilët i kishin lënë aty për ruajtje dhe do t’i merrnin kur t’u duheshin. Për këtë, ai do të paguhej 160 mijë paund sipas deklaratës në polici.

Në lidhje me drogën, ai u dënua me 27 muaj burg, por kur prokuroria urdhëroi kryerjen e një hetimi financiar mbi pasurinë e tij, u zbulua se ai në fakt kishte deklaruar 38.600 paund, kurse pjesa tjetër nuk u gjet.

Sipas prokurores Olivia Beesley atij nuk iu gjet diferenca e parave që tha se do të përfitonte për ruajtjen e kanabisit, prandaj tani do të duhej t’i dorëzonte ato ose duhet të përballet edhe me 10 muaj burg të tjera.Shqiptari ka 28 ditë kohë sipas autoriteteve që të dorëzojë këto para.

Avokati i Cogas tha se ai nuk kishte dënime të mëparshme, por kishte pësuar një lëndim të rëndë në dorë, nga ku filluan problemet e tij financiare.

“Ai mbështetej nga gruaja e tij, por më pas ajo nuk mund të punonte më për shkak të koronavirusit dhe u vu në shënjestër të grupeve kriminale që të ruante kanabisin e tyre në shtëpi”, u shpreh avokati.

“Ata nuk i kishin thënë deri sa mbërritën se çfarë do të ruante, megjithëse ai e dinte se do të ishte diçka e paligjshme. Individëve iu dha një çelës dhe ata i dërgonin mesazh kur donin të shkonin dhe ai lironte ambientet. Ai nuk ishte dikush që po luante një rol kryesor në këtë grup kriminal”, vijoi avokati.

Duke e burgosur Coga-n, gjykatësi Andreë Lockhart i tha: “Ti kishe në shtëpinë tënde 29.5 kilogramë kanabis. Kjo është një sasi e madhe. U gjetën gjithashtu edhe një sasi e madhe parash. Duket qartë se ti ke patur një rol të rendësishëm pasi e ke kthyer shtëpinë në bazë të furnizimit me drogë”./CoventryLive

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ OBSH: Duhen miliarda dollarë për të arritur synimet për vaksinimin
Previous article SHKOI TË GRABISTE VILËN/ Vritet nga pronari 38-vjeçari shqiptar në Itali, baba i një fëmije të vogël (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT