Pas rezultateve të dobëta të partisë së tij në zgjedhje, Matteo Renzi ka konfirmuar dorëheqjen nga kreu Partisë Demokratike në Itali në një konferencë për mediat.
Duke pranuar humbjen ai u shpreh se:
Siç e dini dhe siç duhet, besoj se kemi njohur me qartësi që bëhet fjalë për një humbje të qartë, një humbje që na imponon një faqe të re .
Renzi ka dhënë dorëheqjen pasi partia e tij ka marrë më pak se 20% të votave.
Krerët e disa partive kanë pretenduar se kanë të drejtë të qeverisin Italinë, por asnjëra prej tyre nuk ka fituar shumicën e votave.
Pas zgjedhjeve në ekonominë e katërt më të madhe të Evropës, duket se lëvizja euroskeptike ” Pesë Yjet” ishte partia më e madhe me një të tretën e votave.
Megjithatë, sipas “BBC” Italia mund të qeveriset nga një aleancë mes Partisë së ekstremit të djathtë, Liga e Veriut dhe Forza Italia-s së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.
Me sa duket Berlusconi dhe aleati i tij, Matteo Salvini, do të fitojnë shumicën e vendeve në dhomën e ulët të parlamentit.
Rezultatet treguan se Liga e Veriut dhe aleati i saj Berluskoni, morën pothuajse të gjithë veriun e Italisë, ndërsa Lëvizja Pesë Yjet mori mbështetjen më të fortë të në Jug.
Lëvizja Pesë Yjet ka njoftuar tani se është e hapur për bisedime koalicioni me partitë e tjera, edhe pse deklaroi të kundërtën gjatë daljes në votim.
Fitimi i populistëve paraqet një tërmet politik për BE-në, duke bërë realitet të gjitha mankthet e Brukselit.
Me peshën e një borxhi prej 2.3 trilionë euro, i cili përfaqëson 135% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe më shumë se 20% të atij total të Eurozonës, deficitet kryeneçe dhe një ekonomi të ngecur, bankat e paqëndrueshme dhe populizmi që shpërthen në politikën e saj, Italia, shihet si një rrezik jo vetëm për vet atë, por edhe për BE-në.
Pas numërimit të votave, rezultatet e fundit janë:
Lëvizja Pesë Yjet – 32.6%
Partia Demokratike – 18.7%
Liga e Veriut – 17.4%
Forza Italia – 14%.


