• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DORËHEQJA E VALDRIN PJETRIT/ Meta: S’ka dekret tjetër, problemi është…
Home
Politikë

DORËHEQJA E VALDRIN PJETRIT/ Meta: S’ka dekret tjetër, problemi është…

17 August, 2019 Delo.autor Breaking News, Politikë

Bashkia e Shkodrës duket se e thelloi edhe më shumë krizën institucionale ndërmjet qeverisë dhe Presidencës.

Largimi i Valdrin Pjetrit si kryebashkiak i zgjedhur pa bërë betimin ende, duket se e ka futur në një ngërç të ri politikën shqiptare. Presidenti Meta rimbajti ditën e djeshme qëndrimin e tij, se në 30 qershor nuk kishte zgjedhje dhe se zgjedhjet e ligjshme janë në 13 tetor. Në një intervistë nga Kosova për televizionin “A2”, ku u pyet nëse do të dekretonte një datë të re për zgjedhje të pjesshme për Bashkinë e Shkodrës, Meta theksoi se ky është një veprim i panevojshëm, pasi zgjedhjet e ligjshme për Shkodrën dhe për të gjithë Shqipërinë janë në 13 tetor, sipas dekretit të tij.

“Nuk ka nevojë, zgjedhjet janë më 13 tetor për gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën, këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara”, theksoi Presidenti Meta, duke shtuar se Voltana Ademi vijon të jetë kryetarja e ligjshme e Bashkisë së Shkodrës, deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri. “Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë”, tha Meta.

DEKRIMINALIZIMI

Kreu i shtetit komentoi edhe gjetjen e Partisë Demokratike, ku rezultoi se Valdrin Pjetri ishte subjekt i ligjit për dekriminalizimin. Sipas kreut të shtetit, rasti i Valdrin Pjetrit tregoi se duhet një hetim i thelluar mbi funksionimin e institucioneve shqiptare. “Problemi nuk është i personit në fjalë, sepse ai edhe pse ka bërë një shkelje të ligjit, ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me Policinë italiane në rastin konkret. Problemi është kapja e institucioneve, që nuk e kanë bërë punën e tyre për të verifikuar shkeljen e ligjit në rastin në fjalë”, u shpreh Presidenti.

SHKELJET

Në vijim të argumentit të tij, kreu i shtetit nënvizoi se Valdrin Pjetri ka pasur detyra të larta shtetërore, gjë e cila e ka pajisur atë me certifikata sigurie dhe sërish institucionet shqiptare nuk kanë arritur të gjejnë shkeljen ligjore të tij me formularin e dekriminalizimit. Sipas Metës, rasti i Valdrin Pjetrit kërkon një hetim të thelluar sepse institucionet shqiptare nuk kanë arritur ta paraprijnë këtë situatë.

“Fakti që personi ka pasur edhe detyra të mëparshme dhe certifikata të sigurisë të nivelit të lartë për shkak të detyrave, tregon se duhet të bëhet një hetim më i thelluar për funksionimin e institucioneve të pavarura të shtetit, që verifikojnë integritetin e të gjithë zyrtarëve tanë”, theksoi Meta. Këto komente kreu i shtetit i bëri gjatë një vizite në Kosovë, ku u takua me homologun e tij Thaçi dhe Kryeministrin e dorëhequr, Ramush Haradinaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET SHIFRA/ Ja sa vlen Tirana sipas kartonëve të lojtarëve. Më i shtrenjti është... (FOTO)
Previous article BARCELONA HUMBJE SHOKUESE/ Kjo është nota për debutuesit Griezmann dhe De Jong (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT