Për dorëhqjen e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka reaguar edhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. Në një status në Facebook ai falenderon homologun e tij për kontributin që ka dhënë për çështjet që lidhen me Shqipërinë.
Bushati: Ka pak gëzime në këtë profesion, por ato më të çmuara rrjedhin nga bashkëpunimi i vërtetë dhe një frymë kolegjialiteti. Faleminderit @NikosKotzias për përpjekjet tuaja në hapjen e përbashkët të një faqe të re të bashkëpunimit, besimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis vendeve tona.


