• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DORËHEQJA E KOTZIAS/ Falenderimi nga Bushati, Idrizi: Do ua ngrijmë buzëqeshjen
Home
Shqipëri

DORËHEQJA E KOTZIAS/ Falenderimi nga Bushati, Idrizi: Do ua ngrijmë buzëqeshjen

17 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi ka reaguar pas falënderimit të ministrit për Punët e Jashtme Ditmir Bushati për homologun e tij grek tashmë të dorëhequr Nikos Kotzias.

Idrizi hedh një lum akuzash ndaj Kotzias duke e quajtur të pavend falënderimin e Bushatit. Ai e cilëson ish-ministrin grek, homologu i uzos dhe Zorbës ndërsa i numëron varret e grekëve të ngritura në Shqipëri, heqjen e vendlindjes së parardhësve nga pasaportat, marrëveshjen e ujërave etj.

Në fund Idrizi thotë se Çamëria do jua ngrijë buzëqeshjen në buzë dhe çdo akt tradhtie ndaj saj.

DEKLARATA E IDRIZIT

Ministri ynë i Jashtëm paska shprehur falënderimin për Ministrin e dorëhequr të shtetit grek, Kotzias. Nuk di se për çfarë e falënderon homologun e uzos dhe të Zorbës ministri ynë??? E falënderon për varret e ushtarëve grekë që sot ngrihen në territorin tonë megjithëse erdhën si pushtues, ndërsa të rënët tanë që u therën në prag të shtëpisë, ende sot janë shpirtra pa varr? E falënderon për marrëveshjen e turpshme të toponimeve që heq qytetet e vendlindjes së pleqve tanë nga pasaportat e shtetit shqiptar duke vazhduar kësisoj politikën e diskriminimit ndaj nesh? E falënderon për marrëveshjen e ujërave për të cilën Kotzias mburrej se do merrte ujërat tanë duke zgjeruar të vetat nga 6-12 milje? E falënderon se mos hoqi ligjin e luftës e sot ministri ynë bën sikur harron se po falënderon ministrin e një shteti me të cilin është zyrtarisht në luftë? E falënderon se bërtiste që çështja çame nuk ekziston e që shqiptarët e çamërisë ishin bashkëpunëtor me nazizmin? E falënderon se po punonin bashkë për të hequr termin ‘Çamëri’ nga tekstet shkollore shqiptare?
Por Çamëria, duhet ta dini që do jua ngrijë buzëqeshjen në buzë njësoj si Kotziasit. E drejta e nëpërkëmbur e shpirtrave që humbën jetën dhe të atyre që lanë pas një jetë të tërë e shtëpitë e tyre është haku njerëzor që do ngrijë çdo akt tradhtie ndaj saj e do na mbajë gjithë jetën tonë përballë armiqve e në krah të miqve. Ne nuk harrojmë!!!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR I MADH NË VALBONË/ Zjarrëfikset nisen drejt vendit të ngjarjes, dyshohet...
Previous article "ME ARMË PA LEJE DHE KOKAINË"/ Si u kap rreperi Stresi në një lokal në Linzë

k.autor

Postime të ngjashme

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT