• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DORËHEQJA E HARADINAJ/ Veseli: Ishte e pa konsultuar, por jo e papritur
Home
Rajon

DORËHEQJA E HARADINAJ/ Veseli: Ishte e pa konsultuar, por jo e papritur

29 July, 2019 F.autor Rajon

Partia Demokratike e Kosovës, mbajti Mbledhjen konstituive të Këshillit Drejtues, ku lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, mbajti fjalim në të cilin vlerësoi këtë Këshill si organin më të lartë të partisë për 4 vitet e ardhme, pas një procesi shembull për demokracinë në Kosovë dhe partitë politike.

Kryetari Veseli theksoi se edhe për një situatë të re politike do të diskutohet në Këshillin Drejtues. “Në këtë takim të parë të Këshillit Drejtues të partisë sonë, jemi mbledhur sot, edhe për përgjigje të një situate të re, e cila është krijuar në vendin tonë. Kryeministri ka dhënë dorëheqje. Dorëheqja e Kryeministrit ishte e pa konsultuar. Por, jo edhe e papritur! Vendim ad-hoc dhe befasues për të tjerët, por jo edhe i papritur dhe pa kalkulim partiak të paramenduar nga kryeministri tani i vetëlarguar”, theksoi Veseli.

Sipas njoftimit të PDK-së, Veseli theksoi po ashtu se legjitimiteti qytetar vjen nga zgjedhjet, është forma më legjitime e pushtetit për PDK-në.
“Tradicionalisht, PDK, ka dëshmuar në gjithë historinë e vet, se legjitimiteti qytetar çdo herë, i marrë nga zgjedhjet e drejtpërdrejta është forma më legjitime dhe e arsyeshme e mbajtjes së pushtetit për ne si parti. Kështu kemi vepruar çdo herë, edhe kur ne kemi udhëhequr qeverinë edhe herën e kaluar me LDK-në kur u tentua të sulmohej rëndë PDK-ja për jo korrektësi politike. Kjo dorëheqje e paprovokuar nga PDK, tregon moralin tonë të vërtetë politik, të drejtë dhe parimor”, tha ai.

Procesin e brendshëm zgjedhor, Veseli e vlerësoi lart.

“Zgjedhjet e brendshme, të cilat sapo i përfunduam, ishin një fitore e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës dhe një shpresë e re për konsolidimin e demokracisë në Kosovë. Ne kemi ndërtuar një strukturë organizative të mahnitshme, anekënd Kosovës”, theksoi Veseli.

Ai ka theksuar se “me mijëra vajza e djem, të rinj e të moshuar, burra e gra, intelektualë e punëtorë, sipërmarrës, mjekë e arsimtarë, sot qëndrojnë të gatshëm për të shënuar fitoren e radhës të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet që po vijnë”.

Ndërsa rreth procesit zgjedhor, Veseli vuri në pah se Partia Demokratike e Kosovës është gati për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për t’i fituar ato.
“PDK do të jetë fituese e zgjedhjeve, jo thjesht për ta mbrojtur dhe garantuar qëndrueshmërinë e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës, të cilën e kemi detyrë patriotike dhe kushtetuese. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, për ta ndryshuar Kosovën”, theksoi ai.

“Ne nuk luftojmë të fitojmë vetëm një palë zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës lufton të fitojë Kosova, për të mos lejuar që të tjerët ta dështojnë Kosovën”, theksoi lideri i PDK-së, Kadri Veseli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BLLOKU"/ Mjeku personal i Enver Hoxhës i ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" (INTERVISTA E PLOTË)
Previous article TRAGJIKE NË GJERMANI/ Burri shtyn fëmijën 8 vjeç para trenit (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT