• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DORËHEQJA E HARADINAJ/ Thaçi: I gatshëm të shpall zgjedhjet nëse nuk ka një zgjidhje tjetër
Home
Rajon

DORËHEQJA E HARADINAJ/ Thaçi: I gatshëm të shpall zgjedhjet nëse nuk ka një zgjidhje tjetër

1 August, 2019 k.autor Rajon

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha të mërkurën se është i gatshëm që t’i shpall zgjedhjet e reja, nëse partitë politike nuk janë në gjendje të gjejnë zgjidhje pas dorëheqjes së kryeministrit të vendit.

Ai citohet të ketë thënë këtë pas një takimi me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ku është diskutuar për gatishmërinë e këtij institucioni për t’i organizuar zgjedhjet e parakohshme.

Në njoftimin e zyrës së presidentit të Kosovës, ai citohet të ketë thënë se “është thelbësore që Kosova të ketë qeveri të re, funksionale, efikase, sa më gjithëpërfshirëse dhe sa më shpejtë, për t’i çuar përpara proceset e rëndësishme”, ndërsa ka nënvizuar se në përputhje me detyrimin e tij kushtetues do t’i shterojë të gjitha mundësitë që në konsultime me partitë politike të përfaqësuara në Parlamentin e Kosovës të gjendet një përgjigje për realitetin e ri politik.

“Nëse partitë politike nuk janë në gjendje t’i japin përgjigje këtij realiteti të ri politik në një afat të arsyeshëm kohor, jam i gatshëm t’i shpalli menjëherë zgjedhjet e reja”,citohet presidenti Thaçi.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se në takim është diskutuar për afatet kushtetuese në qoftë se mbahen zgjedhjet.

“Nuk mund të diskutohet për data pa u shtjerrë të gjitha mundësitë kushtetuese. Ato janë çështje që diskutohen pasi që të shpallen zgjedhjet, nëse shpallen natyrisht”, tha zonja Daka.

Presidenti i Kosovës i ka dy mundësi për mënyrën se si të vazhdohet më tutje; njëra që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, 45 ditë pas shpërndarjes së parlamentit, apo caktimit të një mandatari të ri për kryeministër nga koalicioni i deritashëm qeverisës.

Partitë politike deri tash kanë hedhur poshtë çdo mundësi tjetër përveç zgjedhjeve të reja, ndërsa një pjesë e tyre kanë kërkuar nga presidenti i vendit që të veprohet më shpejt në të kundërtën do të shpërbëjnë parlamentin e Kosovës.

Kosova po përballet me një krizë të re politike pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi që u thirr për t’u marrë në pyetje nga prokuroria e posaçme në Hagë.

Veprimi i zotit Haradinaj ngjalli shumë reagime dhe zuri në befasi partitë politike, një pjesë e të cilëve e kanë cilësuar dorëheqjen e kryeministrit si të paramenduar dhe me kalkulime partiake.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 30 QERSHORI/ Sot betohen kryebashkiakët e Librazhdit, Cërikut e Gjirokastrës
Previous article VERA E YJEVE TE FUTBOLLIT/ Disa shijojnë PUSHIMET, të tjerët... stërvitjen (FOTOT)

k.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT