• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DORËHEQJA E HARADINAJ/ LDK dhe Kurti ftojnë Thaçin të caktojë datën e zgjedhjeve
Home
Rajon

DORËHEQJA E HARADINAJ/ LDK dhe Kurti ftojnë Thaçin të caktojë datën e zgjedhjeve

20 July, 2019 F.autor Rajon

Në Kosovë kanë nisur lëvizjet për zgjedhjet e parakohshme. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media të shtunën, tha se Kosova po vuan pasojat e votimit të Gjykatës Speciale nga ata që morën vendime të liga e kishin qëndrime të gabuara.

Kurti, para mediave ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që sa më shpejtë ta caktojë datën e zgjedhjeve. Sipas Kurtit, Haradinaj është i lirë dhe se siç tha ai nga Gjykata Speciale vetëm do të intervistohet siç ka ndodhur edhe me komandat të tjerë të ish-UÇK-së.

Lideri i Vetëvendosjes, tha se Kosova tash më nuk e ka një Qeveri të pashpresë ashtu siç ishte e madhe.

“Nuk e kemi një Qeveri që ishte e mbrapsht edhe e pashpresë ashtu siç ishte e madhe. Tash shpresa është te ndryshimi, të zgjedhjet, te liria, te demokracia te vetëvendosja”, tha Kurti.

Kurti theksoi se Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje të reja.

Nga ana tjetër edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës që t’i nis konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Thirrja e LDK-së, drejtuar presidentit Hashim Thaçi pasoi mbledhjen e kryesisë së kësaj partie e thirrur pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.

“Kryesia vlerëson se pas dorëheqjes së kryeministrit, Kosova nuk ka qeveri dhe LDK kërkon nga presidenti që t’i nis konsultimet për datën e zgjedhjeve”, tha kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Pas dorëheqjes së Haradinajt, Mustafa tha se “LDK nuk pranon asnjë zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten duke treguar se ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.
“Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”, tha Haradinaj. Ai tha se nderi i postit të kryeministrit duhet të ruhet dhe se ai do të paraqitet në Hagë për intervistim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFERENCA PËR VENDIMIN E "CAS"/ Presidenti i klubit korçar, Takaj: Ja çfarë do të ndodhë me Skënderbeun…
Previous article KONFERENCA PËR VENDIMIN E "CAS"/ Presidenti i Skënderbeut, Takaj: Nuk ka as një njeri që të ketë denoncuar...

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT