Vjen reagimi i pare nga LSI-ja, pas lajmit te befte per doreheqjen e ministrit te Brendshem, Fatmir Xhafaj, njoftuar sot nga vete kreu i qeverise, Edi Rama.
Kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, nderkohe qe nuk e permend emrin e Xhafajt, i sulet Rames. Teksa e akuzon ate te shplare politikisht dhe moralisht, pyet se cfare ben ai ende ne ate zyre.
Reagimi i Vasilit
Po ky kryeminister i shplare politikisht dhe moralisht,pa te shkuar dhe pa asnje te ardhme ç’ben akoma ne ate zyre.
Apo sigurisht zvarritet edhe ca, per te ikur turpshem dhe pa asnje dinjitet sic vetem ai mund te iki.


