• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DORËHEQJA E FATMIR XHAFËS/ Ngjela: Rama të dorëhiqet
Home
Politikë

DORËHEQJA E FATMIR XHAFËS/ Ngjela: Rama të dorëhiqet

28 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga detyra e ministrit të Brendshëm, reagimeve iu është bashkuar edhe avokati Spartak Ngjela.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ thekson se Rama e ka fyer Xhafajn, gjë që sipas tij ka ardhur edhe dorëheqja. Mes të tjerash avokati shton se nëse Rama ka përdorur gjuhë rrugësh me Xhafajn, ose duhet të japë dorëheqje, ose ish-ministri duhet t’i drejtohet gjykatës për padi.

REAGIMI I NGJELËS
Çfarë ka ndodhur në raportin politik qeveritar Rama-Xhafaj?
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dje ka dhënë dorëheqjen. Sipas të dhënave që vijnë nga brenda qeverisë por sidomos nga teksti i ministrit për arsyetimin e dorëheqjes së tij, na rezulton që kryeministëri, botërisht, e ka fyer apo e ka ofenduar rëndë ministrin.
Në fakt kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri dhe vetëm nga niveli i ulët i mendimit politik, dhe nga kryeministra të dalë në krye nga fenomenet banditeske të krijuara mes korrupsionit.
l.
Çfarë do të ndodhë tani?
Nëse kryeministri cerebral Rama ka përdorur gjuhë rrugësh me Xhafajn, dy janë rrugët: ose Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sa më shpejt që të jetë e mundur; ose ministri Xhafaj duhet t’i drejtohet gjykatës apo dhe prokurorisë me padi ose civile, ose penale kundër kryeministrit të tij.

Në fakt padia në vetvete do të ishte një akt i madh historik kundër frymës së rrugës që ka 100 vjet që drejton shtetin dhe qeveritë shqiptare.
Padia do t’i sillte historisë së Shqipërisë rastin e madh të fillimit të moralitetit dhe të sjelljes së kulturuar të kryeministrave shqiptarë, deri tani, shumica të shthurur mendërisht.
Por do të krijonte edhe fillimin e procesit të pjekjes së vetë shoqërisë shqiptare për ta ndërprerë përfundimisht zakonin primitiv të saj, të sjelljes në pushtet të njerëzve cerebrale që vinë nga hiçi.
ll.
Po rruga e Parlamentit është një rrugë për ministrin Xhafaj?
Këtu duhet pyetur se nga anon në këtë rast Kryetari i Kuvendui Gramoz Ruçi.
Mendoj se për Ruçin është sak rasti që të skartojë apo të rrëzojë nga pushteti një kryeministër pa asnjë lloj vlerë si Edi Rama; sepse qënia e Ramës sot në krye të Partisë Socialiste është gabim direkt i Gramoz Ruçit.
Por opsioni i Parlamentit varet edhe se sa i fortë është Fatmir Xhafaj në Parlament. Dhe ka gjithashtu edhe një “rrezik” që përqendrohet të pyetja: a do çahet maxhoranca socialiste në funksion të Ramës?
Nëse Gramoz Ruçi anon nga moraliteti i kësaj çështjeje, maxhoranca nuk mund të jetë përballë aksidentit të çarjes, dhe rrëzimi i Ramës në Parlament do të ishte suksesi më i madh për shqiptarët dhe për vetë historinë politike të Shqipërisë.
Megjithatë duhet pritur, kurse rruga më e mundshme nga të gjitha këto mundësi është dorëheqja e Ramës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË ITALI/ Qëllohet me armë shqiptari. Dyshohet se...
Previous article TRONDITET RUMANIA/ Tërmeti 5.6 godet rajonin e Transilvanisë, lëkundjet ndihen në disa shtete

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT