Ditën e djeshme janë arrestuar nga Policia Kufitare dy shtetas shqiptarë, me banim në vende të Europës pasi që kanë tentuar të futen në territor me pasaporta të falsifikuara.
Dy shtetasit u janë sekuestruar letërnjoftimet, ndërsa bëhet me dije se janë marrë masat përkatëse ndaj tyre.
NJOFTIMET E POLICISË
Më datë 08.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M. K., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në P K K Rinas, u kap me një dokument identifikimi të falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.
Më datë 08.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. C., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në P K K Rinas, u kap me një dokument identifikimi të falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.


