Donin të shkrepnin një foto nga një kënd që fokusonte zonën e njohur turistike ‘Fontana di Trevi’ në Romë, por askush nuk hapi rrugë.
Rezultati ishte; përleshje mes disa turistëve holandezë dhe amerikanë, ku është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar sherrin. ‘Tgcom’ shkruan se 8 turistë holandezë dhe amerikanë janë denoncuar në polici për dhunë dhe kërcënime.
Sherri raportohet se nisi si fillim mes një 19-vjeçareje holandeze dhe një 44-vjeçareja italiano-amerikane, ndërsa degradoi deri në përleshje fizike. Kaq mjaftoi që të përfshiheshin në sherr edhe personat e tjerë që i shoqëronin, ndërsa nuk munguan as grushtet dhe shkelmat.


