• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DONI TË PAJISENI ME ARMË?/ Fillimisht duhet të duhet të deklarosh racën dhe besimin…
Home
Jetë

DONI TË PAJISENI ME ARMË?/ Fillimisht duhet të duhet të deklarosh racën dhe besimin…

27 September, 2018 k.autor Jetë

Qeveria holandeze po përballet me një stuhi protestash për shkak të planeve për të deklaruar edhe racën apo besimin fetar të njerëzve që kërkojnë të pajisen me një licencë për zotërim armësh zjarri.

Kërkesat, të pasqyruara në një projektligj që do të prezantohet në dhomën e ulët të Parlamentit holandez muajin e ardhshëm, do të detyrojnë gjithashtu shtetin të hartojë informacione mbi pikëpamjet politike dhe filozofike të aplikuesit.

Ndryshimet janë bërë për t’u pajtuar me direktivën më të ashpër europiane të zotërimit të armëve, pas një serie sulmesh terroriste në mbarë kontinentin e vjetër gjatë viteve të fundit.

Por kritikët, përfshi edhe aktivistë të të drejtave të privatësisë dhe pjesëtarë të të dy partive të koalicionit qeverisës në Holandë – CDA dhe D66, – thonë se kabineti propozues i legjislacionit ka shkuar përtej asaj që kërkohet nga BE-ja.

Monica den Boer, një deputete e partisë liberale D66, tha për gazetën vendase “De Volkskrant” se, “ne nuk duhet ta tejkalojmë limitin e privatësisë”.

“Sipas kërkesave minimale të direktivës europiane, kjo nuk është e nevojshme. Nuk mund të promovojmë diskriminimin dhe profilizimin etnik, ndaj këto detaje personale duhet të hiqen nga projektligji”, tha ajo.

Edhe Chris van Dam, deputet i “CDA”-së tha për gazetën se “nuk mundet ta imagjinojë një situatë që justifikon përfshirjen e këtyre detajeve në ligj”.

Objektivi i direktivës europiane, që duhet të përkthehet në ligj kombëtar brenda 15 shtatorit, është përmirësimi i gjurmueshmërisë së armëve të zjarrit brenda BE-së dhe lehtësimi i këmbimit të të dhënave automatike.

Komisioni Europian e propozoi reformën e direktivës për armët e zjarrit në nëntor të vitit 2015, pas sulmeve terroriste në Paris.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË VETËM AKSION POLITIK"/ Afrim Krasniqi: Vetting-u politik i pazbatueshëm për momentin
Previous article "ÇKE ME NE"/ Artan Hoxha publikon mesazhet e Emiljano Nuhut dhe nipit të deputetit Rraja (FOTOT)

k.autor

Postime të ngjashme

MOS I LINI MË NË PRIZË/ Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni Jetë

MOS I LINI MË NË PRIZË/ Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

E DHIMBSHME/Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, amaneti i tyre i fundit ishte... Jetë

E DHIMBSHME/Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, amaneti i tyre i fundit ishte...

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro Jetë

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT