• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Doni të kuptoni politikën shqiptare?! Atëherë shihni vetëm këto seriale (FOTO)
Home
Shqipëri

Doni të kuptoni politikën shqiptare?! Atëherë shihni vetëm këto seriale (FOTO)

22 January, 2018 luljetaautor Politikë, Shqipëri

Të dielën mbrëma, aktorët më të njohur në Hollywood u mblodhën në ceremoninë e Screen Actors Guild Awards, ose shkurt SAG Awards. Zakonisht, produksionet fituese të çmimeve SAG përzgjidhen për t’u nominuar për Oscar, e pse jo, për të fituar.

Përveç filmave dhe serialeve që pamë fitimtarë në ceremoni të tjera çmimesh, një më ra në sy. Veep u shpall seriali më i mirë komedi, me performancën më mbresëlënëse nga gjithë aktorët kryesorë. Gjithashtu, Julia Louis-Dreyfus fitoi çmimin e performancës më të mirë nga një aktore në një serial komedi.

Veep flet për një zëvendës presidente, Selina Meyer, dhe stafit të saj. Nuk e dimë në ç’parti bën pjesë apo për ç’ideale qëndron, por në fund të fundit asnjë nga këto s’ka rëndësi sepse në lojën e politikës, vlerë kanë prapaskenat.

Humori është i mprehtë, aktrimi i shkëlqyer dhe skenari tejet realist. Duket sikur skena politike amerikane të shpaloset para syve dhe në pak minuta kupton pse politikanët sillen ashtu si sillen. Për të rënë në sy për mirë tek zgjedhësit, sigurisht, që të zgjidhen sërish.

Nëse jeni nga ana tjetër e spektrit dhe preferoni drama, s’mund t’ju rekomandoj më fort House of Cards. Po njësoj do të futeni në brendësi të skenës politike amerikane, por nga një këndvështrim më serioz, më të ashpër.

Ngjarjet rrotullohen rreth Frank Underwood dhe gruas së tij, Claire. Presidenti i sapozgjedhur i premtoi Frank se do ta emëronte Sekretar Shteti, por nuk e bëri. Këtu nis hakmarrja e Frank dhe Claire. Të dy ngjisin shkallët drejt presidencës duke vrarë dhe manipuluar këdo që i pengon.

Veep ka gjashtë sezone me nga 25 minuta për episod dhe këtë vit pritet të dalë sezoni i shtatë dhe i fundit. House of Cards ka pesë sezone dhe gjatë xhirimeve të të gjashtit iu desh të ndërronte rrjedhë pasi protagonisti, Kevin Spacey u akuzua për ngacmim seksual nga një sërë aktorësh.

Politika amerikane nga ajo shqiptare, apo nga ajo e çdo shteti në fakt, nuk ka shumë dallim. Mjafton të kuptosh rregullat e lojës dhe për habi, të jesh politikan është thjesht një zanat.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kessie i “rilindur” nga Gattuso, performanca të shkëlqyera që pas largimit të Montellas
Previous article Këto janë ndryshimet që do të hasni kur të merrni patentën e re

luljetaautor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT