• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DONI S’DONI JU KRIMIN E ORGANIZUAR…”/ Rama: Për kë i qan zemra bashkëpunëtorëve të shoqërisë civile që sulmojnë Anti KÇK-në?
Home
Politikë

“DONI S’DONI JU KRIMIN E ORGANIZUAR…”/ Rama: Për kë i qan zemra bashkëpunëtorëve të shoqërisë civile që sulmojnë Anti KÇK-në?

5 March, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama tha se ata që po dalin kundër Anti-KÇK-së kanë interesa të tjera që fshihen pas. Pa përmendur emra ai la të kuptohet se persona që marrin projekte për mbrojtjen e njerëzve të trafikuar, të dhunuar, për rehabilitimin e përdoruesve të drogës, etj, janë bashkëpunëtorë të tyre, teksa ngriti pyetjen “Për kë i qan zemra”, kur sulmojnë aktin normativ.

“Shumë kanë të gjitha arsyet që ta shohin këtë moment si një moment “o sot o kurrë”. Ilir Meta ka të gjitha arsyet që sot të jetojë si një moment “o sot o kurrë” sepse sot vija ndarëse mes të shkuarës dhe të ardhmes po bëhet gjithmonë e më e pafshishme me gomën e pazareve politike kur vjen puna tek drejtësia. Sot gjykatësit janë çdo ditë e më shumë në hallin e tyre, sepse sot është marrë një vendim ekstrem nga kjo shumicë për t’i dhënë dorën përfundimtare krimit të organizuar. Krim të organizuar ka në gjithë botën, në çdo vend të BE, në SHBA, por krimi i organizuar qëndron në perimetrin e vet, nuk hapet sediljesh gjithandej. Doni s’doni ju, të gjithë bashkë sa jeni, të gjithë ata që kanë dalë kundër, krimin e organizuar ne do ta fusim brenda perimetrit të vet. Po këta eksponentë të shoqërisë civile që nuk mund të akuzohen si bashkëpunëtorë të krimit, që jetojnë me projekte për të mbrojtur gratë e dhunuara dhe trafikuara, për të nxjerrë nga rruga e varësisë prej drogës të reja dhe të rinj, që jetojnë me projekte për të ndihmuar integrimin e atyre që janë vrarë nga armët e subjekteve të këtij ligji, çfarë kanë këta? Kë mbrojnë këta, për kë i qan zemra aty, cilat të drejta po cënon qeveria? Çfarë e drejte cënohet nëse vjen një ditë, dhe kjo ditë do të vijë për të gjithë ata që kanë hesape të pambyllura me ligjin. Dhe kjo është ajo që në mos e kuptofshin e ndjenë ata që sot janë më të tërbuar se kurrë, siç është ai i pari i kinostudios Shqipëria e re, e kam fjalën për PD-në. Vijimësisht në këtë foltore, kam ndarë me palën që ishte këtej vërtetësish perceptimin e opinionit publik në momente të caktuara. Po ju them sot, opinioni e mbështet 72% anti KÇK-në dhe jam i pakënaqur me këtë shifër, se e di shumë mirë që shifra do të jetë më e lartë sa më shumë mjegull t’i largohet nga sytë njerëzve“, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAOSI ME KALENDARIN E RI TË SERIE A/ Zyrtarizohet sfida Juventus-Inter, ja kur do të zhvillohet
Previous article “KËTA HORRA E HIPOKRITË ME KOSTUM….”/ Rama me tone të ashpra: I ashtuquajturi President dhe opozita po mbrojnë kriminelët

k.autor

Postime të ngjashme

MBI 2 MILIONË EURO LLOGARI, BLEU.../ Zbardhet pasuria e Ermal Beqirit në Francë. SPAK: Do sekuestrohen Aktualitet

MBI 2 MILIONË EURO LLOGARI, BLEU.../ Zbardhet pasuria e Ermal Beqirit në Francë. SPAK: Do sekuestrohen

PUBLIKON PAMJET/ Rama: Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta Politikë

PUBLIKON PAMJET/ Rama: Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta

GJKKO E LIROI/ Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje Politikë

GJKKO E LIROI/ Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT