• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Donald Trump: Askush nuk ka qenë më i ashpër se unë ndaj Rusisë
Home
Nderkombetare

Donald Trump: Askush nuk ka qenë më i ashpër se unë ndaj Rusisë

4 April, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Mes kritikave mbi ftesën që i bëri presidentit rus Vladimir Putin për të mbajtur një takim së shpejti në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump tha se askush nuk është më i ashpër ndaj Rusisë sesa ai.

Disa ekspertë thonë se Rusia ka të ngjarë të kërkojë një takim të tillë të nivelit të lartë për t’iu kundërvënë perceptimit se vendi është izoluar pas helmimit të një agjenti të dyfishtë rus dhe vajzës së tij në Britani.

Perëndimi ndërmorri veprime të koordinuara duke dëbuar diplomatë rusë si kundërpërgjigje ndaj helmimit të agjentit në Britani, për të cilin Londra ka akuzuar Rusinë.

Pas një takimi me udhëheqësit e tre vendeve baltike të martën, gazetarët e pyetën Presidentin Trump lidhur me kërcënimin nga Rusia dhe marrëdhëniet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

“Askush nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë. Por, unë mendoj se mund të kem një marrëdhënie të mirë me Presidentin Putin. Unë mendoj se kjo është e mundur, nëse nuk është e mundur atëherë ju do ta kuptoni këtë”.

Presidenti Trump tha se nën udhëheqjen e tij, Shtetet e Bashkuara janë përqëndruar në eksportimin e sasive më të mëdha të naftës dhe të gazit, dhe në rritjen e investimeve në ushtrinë amerikane, dy gjëra që ndoshta nuk i pëlqejnë Rusisë.

Por ekspertët thonë se përshkallëzimi i tensioneve pas helmimit të një agjenti të dyfishtë rus në Britani, për të cilin Rusia thotë se nuk është përgjegjëse, e bën të papërshtatshme kohën e ftesës së Presidentit Trump drejtuar Putinit për një takim në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo nuk është koha për të ftuar presidentin Putin në Shtëpinë e Bardhë për një takim shtetëror me nderime të larta, kur ju në thelb po dëboni diplomatët rusë”,thotë Mark Simakovsky nga Këshilli Atlantik.

“Komunikimi i rregullt me Presidentin Putin është një gjë e përgjegjshme dhe diçka që e kemi bërë me rusët edhe në kulmin e Luftës së Ftohtë. Por, është kohë e gabuar për mbajtjen e një takimi në Moskë ose në Uashington”, thotë analisti Luke Coffey nga Fondacioni Heritage.

Hera e fundit që një president rus u ftua për një takim në Shtëpinë e Bardhë ishte në vitin 2005, nga ish-presidentin George W. Bush. Ekspertët thonë se anëtarët e ardhshëm të ekipit të sigurisë kombëtare të Presidentit Trump ka të ngjarë ta kundërshtojnë ftesën e tij.

“Pra, nëse ai dëshiron, është shumë e mundur që kjo të ndodhë, por do të ketë rezistencë të konsiderueshme në Shtëpinë e Bardhë për këtë. Unë mendoj se këshilltari për sigurinë kombëtare Bolton dhe sekretari i ardhshëm i shtetit [Mike Pompeo] do të kenë rezerva të forta për kohën e një takimi të tillë”, thotë eksperti Mark Simakovsky.

Ekspertët e tjerë thonë se rusët kanë synuar të sigurojnë një ftesë që kur Presidenti Trump mori detyrën. Richard Weitz, Instituti Hudson:

“Rusët kanë kërkuar një takim të tillë që kur Presidenti Trump fitoi zgjedhjet. Ata panë se si marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kinën, Japoninë dhe me vende të tjera u përmirësuan pasi Presidenti Trump u takua me udhëheqësit e tyre”.

Analit Richard Weitz nga Insituti Hudson thotë se duhet të ketë një njoftim të madh, një përparim të rëndësishëm, për ta bërë të vlefshëm një takim në Shtëpinë e Bardhë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Berisha tenton BASHKIMIN e të djathtës: Të vijnë të gjithë në PD, ka ardhur koha që...
Previous article TAKIMI ME FLECKENSTEIN/ Basha: Shqiptarët po vuajnë një grabitje të dyfishtë. Në krah të... (DETAJET)

F.autor

Postime të ngjashme

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries Botë

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll Botë

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT