Presidenti amerikan, Donald Trump, në një takim me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë më 15 qershor, ka fajësuar paraaardhësin e tij në presidencë, Barack Obama, për lejimin e Rusisë që të aneksojë Krimenë nga Ukraina.
Rusia është përjashtuar më 2014 nga ajo që atëherë ishte quajtur G8, për shkak të vendimit të Moskës për aneksuar Krimenë dhe për mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës.
Para nisjes së samtit të G7-ës në Kanada, këtë muaj, Trump ka shokuar aleatët e tij kur ka thënë se kombet anëtare “duhet të lejojnë kthimin e Rusisë” në grupin elitar.
Trump u ka thënë gazetarëve se Obama është fajtor që ka lejuar Rusinë ta pushtojë Krimenë.
“Putin nuk ka respektuar presidentin Obama… presidenti Obama ka humbur Krimenë, vetëm ta dini”, është shprehur ai.


