• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Donald Lu: “PESHQIT E MËDHENJ” kanë hyrë në rrjetë. Qeveria e SHBA po ndihmon në HETIMIN e Adriatik Llallës
Home
Breaking News

Donald Lu: “PESHQIT E MËDHENJ” kanë hyrë në rrjetë. Qeveria e SHBA po ndihmon në HETIMIN e Adriatik Llallës

5 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kanë kaluar disa muaj që kur ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, lëshoi në publik një paralajmërim të bujshëm për arrestimin e peshqve të mëdhenj. Lu është personi i parë që futi në fjalorin e përditshëm politik nocionin “peshk i madh”. Ai foli mbi këtë koncept të huazuar nga fjalori mafioz që në vitin 2017, ndërsa premtoi se ‘në janar nis kapja e peshqve të mëdhenj’, si rezultat i reformës në drejtësi.

Në intervistën e dhënë për herë të parë në vendin tonë, ambasadori amerikan në Tiranë, përballë gazetarit Blendi Fevziu; deklaroi se ata persona do të arrestohen shumë shpejt, pavarësisht se duken që janë në det, peshqit e mëdhenj kanë përfunduar në rrjeta. Sipas tij, ka të dhëna bindëse që shumë shpejt do të ketë më shumë rezultate.

Blendi Fevziu: Shpresoj që të jeni shumë i drejtpërdrejtë dhe i hapur në përgjigjet tuaja, por disa muaj më parë, ju mbajtët një fjalim ku flisnit për peshqit e mëdhenj dhe peshqit e vegjël…

Ambasadori Lu: Po, po..

Blendi Fevziu: Në 28 vite, ambasador–dhe unë kam informacion për çdo ditë në këto 28 vite – nuk kemi parë asnjë person të fuqishëm…

Ambasadori Lu: Po…

Blendi Fevziu: …ndonjë politikan, që të dënohet për problemet që i kanë shkaktuar vendit. Disa u dënuan por më shumë politikisht në vitet ’92 dhe ’93. E kam fjalën për personat që janë akuzuar për korrupsion, për probleme të tjera, për shkelje të ligjeve.

Ambasadori Lu: Po…

Blendi Fevziu: Pyetja ime është e drejtpërdrejtë. Kur do të dënohen këta persona për problemet që kanë shkaktuar?

Ambasadori Lu: Besoj, kam besim se do të ndëshkohen shumë shpejt. Shumica e peshqve të mëdhenj janë në det. Pak janë tashmë në rrjeta, por shoh të dhëna që shumë shpejt do të kemi më shumë rezultate. Më lejoni të jem specifik këtu. Met Kanani – Met Kanani është një trafikant droge i rrezikshëm, trafikant shqiptar, arrestuar në Bodrum, Turqi, dy javë më parë, me ndihmën e qeverisë shqiptare.

Blendi Fevziu: Dhe s’ia kishim dëgjuar emrin më parë …

Ambasadori Lu: Është një person vërtet i rrezikshëm dhe policia juaj, prokurorët tuaj, njerëzit tuaj që punojnë kundër narkotikëve e dinë shumë mirëse kush është. Arbër Çekaj, përgjegjës për trafikimin e 613 kg kokainë…

Blendi Fevziu: Ai u zhduk …

Ambasadori Lu: U zhduk por tani ka një mandat arresti ndërkombëtar për të dhe Shqipëria po e kërkon kudo në Europë dhe ne po ndihmojmë për këtë. Klement Balili, po ashtu me mandat arresti ndërkombëtar. Ne, amerikanët, besojmë se është ende në Shqipëri dhe ka mundësi të arrestohet në ditët që vijnë. Po shtyjmë shumë fort për këtë. E dini, Z. Balili është dënuar tashmë në Greqi për trafik droge. …

Blendi Fevziu: Po…

Ambasadori Lu: Burgim të përjetshëm plus 15 vite. Tani duhet vetëm të kapet. Ne po shtyjmë shumë fort, me të gjitha burimet e Qeverisë së SHBA, për t’u siguruar që këta peshq të mëdhenj të shkojnë në burg. Le të flasim pak për politikanët.

Blendi Fevziu: Po, ata janë gangsterët, personat e trafiqeve, dhe të tjerët. Unë flas për personat e fuqishëm, me kostume, me kostume shumë të shtrenjta, të cilët qëndrojnë çdo ditë në baret e restorantet e Tiranës dhe nuk ndëshkohen kurrë.

Ambasadori Lu: Vitin e kaluar, nuk kishte hetime, me sa di, kundër këtyre trafikantëve të mëdhenj të drogës apo zyrtarëve të lartë. Çfarë kemi sot? Mendoj se është shumë interesante. Shikoni çështjen kundër Adriatik Llallës. Ka shumë në media tani lidhur me këtë çështje. Po hetohet për korrupsion. Qeveria e SHBA po ndihmon në atë hetim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aaron Ramsey shënon gol për Arsenalit ndaj CSKA Moscow
Previous article Ja si do të ishte Champions, nëse llogariten vetëm golat e sulmuesve

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet Aktualitet

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia Aktualitet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me... Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT