Rrallë herë njerëzit bëjnë kaq gjeste madhore, por kur bëjnë sigurohen të jenë GJIGANDE!
Mark Wahlberg, aktori i njohur amerikan ka deklaruar se do të dhurojë plot 1.5 milionë dollarë në ndihmë të një kauze shumë të rëndësishme.
“Time is UP” është një lëvizje gjinore e grave për të mbrojtur të drejtat e tyre të mirëpagesës, dhe të barazisë në punë e pagë njëlloj si të burrave.
Wahlberg, ka vendosur të bëjë këtë donacion me qëllim krijimin e barazisë së gjinive kur vjen puna tek gjërat serioze.
“Unë fitova vetë shumë më shumë se një aktore grua në filmin e fundit që bëra. Madje unë fitova rreth 1.5 milionë dollarë vetëm për një film, ndërkohë aktorja Williams fitonte 80 dollarë në ditë”.
“TIME IS UP” ishte edhe kryefjala e fjalimit të filantropistes dhe gaetares Oprah Winfrey në ndarjen e çmimeve ‘Golden Globes’.
Përgatiti: AlpeNews.al


