• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
DOLLARI NË NIVELIN MË TË LARTË/ BSH rrit euron, kërkohet ruajtja e nivelit të këmbimit
Home
Ekonomi

DOLLARI NË NIVELIN MË TË LARTË/ BSH rrit euron, kërkohet ruajtja e nivelit të këmbimit

13 August, 2018 k.autor Ekonomi

Valutat janë forcuar gjatë ditës së sotme në tregun vendas. E ndërsa dollari ka kapur nivelin më të lartë që nga fillimi i janarit për shkak të euros së nënçmuar në tregjet ndërkombëtare, në vend ka fituar pikë përkundrejt lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer gjatë ditës së sotme me 125.58 lekë, rreth 0.1 pikë më shumë se të premten.

 Ekspertët argumentojnë se ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë nuk po lejojnë që euro të nënçmohet më tej në tregun vendas. Euro nisi të nënçmohej me shpejtësi në tregun vendas gjatë 2018-s, ndërsa tendenca rënëse e saj kishte filluar në gjysmën e dytë të vitit 2016.

Sipas aktorëve kryesore të tregut arsyet kryesore të zhvlerësimit të monedhës europiane ishte oferta e lartë në valutë. Euro tradicionalisht është e dobët në muajin gusht për shkak të prurjeve të larta nga turistët dhe emigrantët, por këtë vit Banka e Shqipërisë është vazhdimisht e pranishme në treg, për të mos lejuar një ulje të pakontrolluar të monedhës së përbashkët.

Ekspertët deklarojnë se BSH ka qenë vazhdimisht e pranishme me blerjen e tepricës së valutës për të ruajtur nivelin e këmbimit nga luhatjet drastike. Megjithatë ata shtojnë se nuk mund të bëjnë asnjë parashikim për ecurinë dhe tendencën e monedhës së përbashkët, duke qenë se viti i fundit tregoi se Shqipëria është vendi i çudirave.

Edhe dollari amerikan ka qenë i dobët në tregun vendas, duke reflektuar nivelin e tij në bursat ndërkombëtarë. Dollari Amerikan është këmbyer sot me 110.29 lekë, rreth 0.93 pikë më shumë se të premten. Dollari ka reflektuar forcimin e tij në bursat ndërkombëtare.

Euro ka qenë e dobët duke reflektuar shqetësimin e investitorëve ndaj krizës së lirës turke. Një pjesë e bankave europiane që kanë kredituar ekonominë turke mund të përballen me vështirësi. Një euro është këmbyer sot në tregjet ndërkombëtare në nivelin e 1.13 dollarëve, pranë nivelit më të ulët të një viti

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAOS TEK REALI/ Dëmtohet blerja e bujshme, ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare
Previous article ZYRTARE/ Manchester United largon nga skuadra sulmuesin e talentuar (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

KREDITË E KËQIA BIEN NË NIVELE REKORD: Arrijnë në 3.59 për qind, norma më e ulët që nga 2008! Ekonomi

KREDITË E KËQIA BIEN NË NIVELE REKORD: Arrijnë në 3.59 për qind, norma më e ulët që nga 2008!

KOMPESIM PËR TRANSPORTIN PUBLIK/ 50 lekë/litër karburanti për 5 muaj! Aplikimet hapen më 10 nëntor Ekonomi

KOMPESIM PËR TRANSPORTIN PUBLIK/ 50 lekë/litër karburanti për 5 muaj! Aplikimet hapen më 10 nëntor

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT