Një shtetas shqiptar, me banim në Tiranë dhe i moshës 30 vjeç ka deklaruar në Polici se në automjetin e tij (makinën) i kanë vjedhur një telefon celular, si dhe portofolin e tij personal.
Ndërkohë mësohet se blutë e qytetit kanë marrë të dhënat dhe po vijojnë hetimet.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 06.08.2018, shtetasi G. S., vjeç 30, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën e “Qelqit”, në mjetin tip “Rover” i kanë vjedhur një telefon tip “Samsung” dhe portofolin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


