• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DOLËN VULLNETARË”/ Daily Mail: 50 të burgosur shqiptarë në Britani në janar do sillen në Shqipëri
Home
Sociale

“DOLËN VULLNETARË”/ Daily Mail: 50 të burgosur shqiptarë në Britani në janar do sillen në Shqipëri

29 December, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Të burgosurit shqiptarë në burgjet britanike do të transferohen në atdhe për të vuajtur dënimin e tyre. 50 të burgosur, nga 1,336 në total, tashmë kanë dalë vullnetarë për t’u transferuar nga burgjet britanike në ato shqiptare si pjesë e marrëveshjes së re mes 2 vendeve.

10 të burgosurit e parë pritet të deportohen me avion çarter gjatë javëve të para të muajit janar. Lajmi është bërë me dije na tabloidi britanik ‘DailyMail’, i cili citon një burim nga ministria e Drejtësisë.

“Ne kemi kapacitete të kufizuara në burgjet tona. Por për të treguar se jemi gati të përmbushim detyrimet tona ndaj Britanisë së Madhe, ne kemi rënë dakord të presim 50 shqiptarë që kanë shprehur gatishmërinë për t’u kthyer”, shtoi burimi.

Referuar shkrimit, shtetasit shqiptarë përfaqësojnë rreth 10% të të huajve të mbajtur në burgjet angleze dhe të Uellsit. Ky grup ka rënë dakord për t’u kthyer në atdhe për të vijuar dënimin e mbetur, mirëpo sipas marrëveshjes Shqipëri-MB, transferimi i të tjerëve që nuk kanë dalë vullnetarë, do të transferohen pa pëlqimin e tyre. Pakti thotë se Shqipëria duhet të marrë sigurinë se dënimi i përshtatet krimit të tyre përpara se të jepet “drita jeshile” për t’u transferuar.

Mes 1,336 të burgosurve shqiptarë që janë në burg dhe kanë dënimin më afatgjatë është edhe ish-punonjësi i garazhit, Koci Selamaj, 37 vjeç. Ai goditi Sabina Nessa-n ndërsa ajo ecte nëpër një park në Londër në shtator 2021 dhe më vonë u burgos për 36 vjet. Një tjetër i burgosur është Ali Qazimaj , 48 vjeç i dënuar me 35 vjet në 2017 për vrasjen e Peter Stuart, 75 vjeç. Mes ‘mbretërve të drogës’, të burgosur janë Valjet Pepaj, 32 vjeç, me 27 vjet burg, Erald Mema, 37, 25 vjet burg dhe Sami Qerkini, 57 vjeç, i dënuar me 20 vjet. Plani është që të gjithë, në të ardhmen, do të vuajnë dënimin e mbetur në atdheun e tyre.

Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria arritën një marrëveshje fillestare për transferimin e të burgosurve në korrik 2021.Kuvendi i Tiranës ratifikoi paktin dy muaj më vonë, por, sipas burimeve shqiptare, citon DailyMail, burokracitë penguan efektivitetin e marrëveshjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KTHJELLIME, VRANËSIRA DHE TEMPERATURA 16 GRADË/ Parashikimi i motit për sot
Previous article MUND TË JENI JU/ Këto 3 shenjat e Horoskopit kanë prioritet partnerin e tyre

F.autor

Postime të ngjashme

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima Aktualitet

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima

DETAJE NGA SHERRI NË DURRËS/ U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë Aktualitet

DETAJE NGA SHERRI NË DURRËS/ U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë Aktualitet

EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT