• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dokumenti: Si survejoheshin gratë e huaja në Tiranë deri në dhomën e tyre të gjumit…
Home
Dossier

Dokumenti: Si survejoheshin gratë e huaja në Tiranë deri në dhomën e tyre të gjumit…

22 August, 2018 Isa.Autor Dossier

Nga Dashnor Kaloçi

Prishja e marrëdhënive zyrtare të Shqipërisë komuniste me Bashkimin Sovjetik dhe vëndet e tjera të Evropës Lindore në fillimin e viteve ’60-të, do të shënonte fillimin e një kalvari të madh vuajtjesh edhe për një numër të madh grash të huaja që ishin të martuara me shqiptarë dhe që kishin krijuar familjet e tyre duke jetuar dhe punuar në Shqipëri.

Në atë periudhë kohe dhe më pas, gjithë mllefin e dufin që kishte grumbulluar regjimi komunist i Tiranës ndaj Bashkimit Sovjetik e vëndeve të tjera të Lindjes Komuniste që i akuzonte se “për 500 aspra ishin shitur te Perëndimi”, duket se i zbrazi ndaj shtetasve të tyre, kryesisht gra, që ishin martuar me shqiptarë. Kështu, si rezultat i kësaj politike represive që po ndiqte Tirana zyrtare ndaj tyre, në vitet 1961-’62, pjesa më e madhe e grave, ruse, bullgare, polake, hungareze, çeke etj, që ishin në Shqipëri, kryesisht në Tiranë, u detyruan të ndaheshin e divorcoheshin nga bashkëshortët e tyre, duke prishur përfundimisht familjet dhe të ktheheshin në vëndet prej nga kishin ardhur së bashku dhe me fëmijët që u kishin lindur në Shqipëri.

Mes dhjetra e dhjetra familjeve të tilla që përjetuan këtë dramë të madhe, janë të njohura tashmë edhe rastet artistëve të njohur, si p.sh. ajo e shkrimtarit të famshëm, Dritëro Agolli, skulptorit Thanas Papa, bashkëshortet e të cilëve bashkë me fëmijët u detyruan të merrnin rrugën drejt Rinasit, për të mos u kthyer më kurrë në Shqipërinë që e kishin ëndërruar dhe dashuruar aq shumë…?!

Por fati i atyre grave që u larguan përgjithmonë nga Shqipëria, do të ishte ku e ku me ato gra të tjera që nuk pranuan të ndaheshin e divorcoheshin nga burrat e tyre shqiptarë dhe vendosën të qëndronin përsëri në Shqipëri. Me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre iu nënshtruan një survejimi të rreptë të organeve të Sigurimit të Shtetit dhe pothuaj të gjitha përfunduan burgjeve dhe internimeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, duke përjetuar kështu një ferr të vërtetë së bashku me familjet e tyre.

Si p.sh. polakja Barabara Orgocka (bashkëshortja e Vaskë Orgockës, vëllait të aktorit të famshëm korçar, Dhimitër Orgocka), polakja tjetër, Barbara Mullaj, ruset Natasha Pengili dhe Inja Tarasova Dyrzi, etj etj gra të huaja që fati i keq i përplasi në një prej regjimeve më staliniste të Evropës. (Historitë e trishta të këtyre zonjave në Shqipërinë komuniste, pjesa më e madhe e të cilave vinin nga familje aristokrate, kanë frymëzuar shkrimtarin e njohur Ismail Kadare për të shkuar veprën “Sorkadhet e trembura”, mbi skenarin e të cilit është në proces realizimi një film artistik ruso-franko-shqiptar, nga kineastët e njohur rus me famë botërore si Juri Arabov dhe Aleksandër Sokorov. Apo rasti tjetër i regjizores së njohur bullgare, Adele Pieeve, që ka realizaur një film-dokumentar për historinë tragjike të tre garave ruse në Shqipërinë komuniste).

Lidhur me këto, bën fjalë edhe ky dokument arkivor i vitit 1963, i cili është shkëputur nga një dosje voluminoze me siglën “Tepër secret”, ku sekretari i organizatës bazë të partisë së Kooperativës së Konsumit të Artizanatit në Tiranë, Kadri Xhaxhiu, informon sekretarin e Komitetit Qëndror të PPSH-së, Rita Marko (në atë kohë mbulonte organet e Diktaturës së Proletariatit), lidhur me Mihallaq Lamanin, i cili kishte bashkëshorten bullgare.

Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë të cilin po e publikojmë të plotë dhe ekskluzivisht për gazetën TemA, survejimi ndaj tij dhe bashkëshortes bullagre, ka qenë tepër i rreptë, në çdo hap që ata bënin, madje deri në dhomën e tyre të gjumit….?!

LETRA E KADRI XHAXHIUT PER RITA MARKON

ORGANIZTA BAZE E PARTISE Tiranë, më 5.X.1963

BASHKIMI QENDROR I KOOP. ARTIZANATIT

KOMITETIT QENDROR TE PARTISE PUNES SHQIPERISE

(Drejtorisë Industri-Ndërtim)

T I R A N E

Ju informojmë për disa gjëra që kanë të bëjnë me Mihallaq Lamanin, nënpunës i këtij dikasteri, me detyrë kryetar dege, i pa Parti.

Ky asht i martuar me një grua bullgare që më parë ka punuar në ambasadën bullgare, kjo nuk u largua nga Shqipëria edhe mbas prishjes së marrëdhënieneve, megjithëese i shoqi pretendon se me të nuk ka pasur marrëdhënie të mira dhe në përgjithësi nuk shkon mirë dhe sipas pretendimeve të tij ky ka dy vjet që jeton si i ndarë me të. Por nuk ndahet zyrtarisht për arsye se nuk bien dakort se kush ta marrë fëmijën e tyre.

Për këtë çështje dimë se ky nuk del me të shoqen dhe në fakt nuk i kemi parë. Por ky vetë nuk na ka thënë asgjë me përjashtim të kohëve të fundit, që deklaroi se unë nuk kam shkuar mirë me gruan. Këta e tha kur u thirr nga ana jonë lidhur me marrëdhëniet që ne dyshonim se kishte me një nëpunëse në zyrën e tij.

Ne kemi faktuar se këta kur dalin nga shtëpia nuk dalin të dy, por puna është se disa shokë nga tanët kur kanë shkuar në shtëpinë e tyre, i kanë gjetur të dy në një dhomë, megjithëse ky thotë që ne nuk bashkëjetojmë.

Për të gjitha lëvizjet që bën e shoqja, ky asnjëëherë nuk n a ka informuar, megjithëse thotë se unë jetoj me të vetëm për hir të fëmijës dhe se me të ka marrë funt çdo gjë. Atëhere del pyetja, përse kjo vazhdon të bashkëjetojë me të duke patur këto marrëdhënie? Ne kemi të dhëna nga komunistët tanë se të shoqen e këtij e kanë parë në plazh në muajin Gusht, ndërsa kur të shoqit i thotë rastësisht një shok se gruan tënde e kam parë në plazh, ky i përgjigjet nuk është e vërtetë, gruaja ime nuk ka qenë në plazh, kjo tregon se ky i fsheh lëvizjet e saj, për arsye se përderi sa këta jetojnë bashkë, sido që t’i ketë marrëdhëniet me të, është e pamundur se mos të dijë se ku vete e shoqja.

Përveç këtyre gjërave, ne kemi dyshime edhe për mënyrën e jetesës së saj, për arsye se përderi sa këta jetojnë të ndarë siç pretendon i shoqi, me çfarë të ardhurash e përballon kjo jetesën e saj, kur kjo vetë nuk është në punë. Kemi vënë re disa herë se kur i shoqi ka shkuar me shërbim dhe nuk është ndodhur datën e marrjes së rrogës, rrogën e tij nu ka ardhur ta atërheqë e shoqja, por e ka tërhequr ay vetë kur është kthyer nga shërbimi, atëhere ku i gjen kjo shpenzimet për veten e saj dhe të fëmijës?

Përveç këtyre ne kemi vënë re tek ky ndryshime në jetën e tij, sidomos vitin e fundit dhe për këtë kemi biseduar disa herë. P.sh. ky në punë nuk është i hedhur siç ishte më përpara, ka treguar shenja nervozizmi, nuk shoqërohet me ansjeri, ose shok, është bërë si i hutuar, i vrazhëd dhe i mërzitur, aq sa ka rënë në sy.

Ne mendojmë se edhe për rastin e fundit që e shoqja shkoj në pritjen e bullgarëve, ky ka pasur dijeni dhe ne nuk u informuam për asgjë.

SEKRETARI I ORGANIZATES BAZE TE PARTISE

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI NË VLORË I KABINETIT QEVERITAR/ Detajet: Rama mbledh ministrat. Çfarë do të ndryshojë në shtator dhe...
Previous article DORZOHET JUVENTUSI/ BAYERNI sulm frontal për DYBALËN, ofrojnë 210 MILIONË euro

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën Dossier

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT